Connect with us

Ndërtim

Ndërtesat si kulla po “shiten” si hotele me 5 yje për t’i ikë taksave

Published

on

Të paktën tre projekte kullash të mëdha 25-30 kate në Tiranë kishin planifikuar të nisin punimet që në vitin 2017, por duket se planet e tyre kanë ndryshuar për të përfituar nga incentiva e qeverisë për përjashtimin nga taksat.

Burimet nga tregu pohojnë se zhvilluesit e ndërtesave të larta po ndryshojnë destinacionin fillestar të godinave për të përfituar nga përjashtimi i pagesës së taksës së infrastrukturës fillimisht, e cila në Tiranë është 8 për qind e vlerës së shitjes së objektit për banim dhe 4 për qind kur është hotel. Kjo taksë krijon koston më të lartë gjatë procesit të ndërtimit.

Teksa ndërtuesit kanë kthyer sytë për të fituar nga lehtësitë, paketa ligjore që nxit investimet në këtë fushë është konfuze dhe krijon kontradita.

Ndryshimet në ligjin për turizmin në muajin dhjetor (ligji nr 114/2017) përcaktojnë se përjashtimin nga taksat TVSH dhe Tatim-Fitimin për dhjetë vitet e para të aktivitetit e përfitojnë strukturat akomoduese me 4-5 yje dhe që duhet të investojnë së paku 8 milionë euro për standardin me 4 yje dhe 15 milionë euro për standardin me pesë dhe yje.

Ligji 114/2017 thotë gjithashtu së përfitues janë hotelet  me 4-5 yje që kanë status special. Statusi special përcaktohet me Vendim të Këshillit të Ministrave.

Burimet nga tregu pohojnë se po ne dhjetor të vitit 2017 janë bërë ndryshime në ligjin për taksën e infrastrukturës, të cilat janë tërësisht në kontradikte me ndryshimet që kanë bërë në ligjin për turizmin.

Sipas këtyre ndryshimeve “përjashtohen nga pagesa e taksës së infrastrukturës investimet e kryera për ndërtimin e strukturave akomoduese “hotel/Resort me pesë yje, status “, sipas përcaktimit të legjislacionit në fushën e turizmit dhe që janë mbajtës të një marke tregtare të regjistruar dhe të njohur ndërkombëtarisht”.  Mirëpo ligji për Turizmin nuk ka e ka përcaktimin, “Brand Name”. Sipas këtij përcaktimi investitorët vendas nuk përftojnë përjashtim nga taksat.

Pavarësisht rrëmujës ligjore, ndërtuesit që kishin planifikuar të nisin ndërtimin e kullave të lartë në zonën brenda unazës po i shndërrojnë ato në hotele me 4-5 yje dhe sakaq janë duke lobuar që te hiqet togfjalëshi “Brand name” nga ligji i taksës së ndikimit në infrastrukturë.

Investimet rrezikojnë të mos nisin edhe ketë vit pasi qeveria ka lajmëruar në ligjin për turizmin se udhëzimet që do të sqarojnë modalitet e përfituesve do të miratohen përgjatë 9 nëntë muajve dhe për pasojë ligji për përjashtimin nga taksat nuk mund të aktivizohet.

Lehtësitë fiskale për turizmin

Sipas ndryshimeve të fundit ligjore, hotelet me 4 dhe 5 yje nuk do të paguajnë tatimfitim për një periudhë 10-vjeçare nëse arrijnë që të përfitojnë statusin special. Sipas ligjit, përjashtimi nga tatimfitimi, aplikohet për një periudhë 10-vjeçare për ato struktura, të cilat përfitojnë autorizimin nga Këshilli i Ministrave deri në dhjetor 2024. Efektet e përjashtimit nisin në momentin e fillimit të veprimtarisë ekonomike të strukturës akomoduese, por jo më vonë se 3 vjet nga marrja e statusit special.

Ligji “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar” këtë vit sjell një nivel të ri zbatimi ku, së pari, vendosja e një niveli TVSH-je prej 6 për qind për furnizimin e shërbimeve që ofrohen në hotelet me 5 yje me status special. Deri dje, ky nivel TVSH-je ofrohej vetëm për furnizimin e shërbimit të fjetjes në gjithë strukturat akomoduese në vend. Por trajtimi i diferencuar bëhet vetëm për ata me status special, që do të thotë se edhe bar-restorantet, saunat, pishinat, shelzonget e këtyre hoteleve do të faturojnë shërbimin me 6% TVSH.

Hotelet kanë lehtësi edhe te taksa e infrastrukturës. Për të gjithë ata që kanë statusin special si hotele me pesë yje (brand name), taksa e infrastrukturës do të jetë zero, ndërkohë që normalisht për këtë kategori ndërtimi në Bashkinë e Tiranës, ajo aplikohet në 4% të vlerës totale të projektit, ndërsa në bashkitë e tjera nga 1-3%. Monitor.al

Ndërtim

Kompanitë e ndërtimit shohin përfitime në efikasitet për shkak të dimrave të butë?

Published

on

Në gjithë globin, ciklet rajonale të dimrit shihen si periudha në rënie për produktivitetin e ndërtimit, por një raport i ri nga institucioni financiar holandez ING sugjeroi se tregu evropian ka rritur efikasitetin mes stinëve të ftohtë.

“Moti më i ngrohtë i dimrit do të thotë që kontraktorët evropianë të ndërtimit po përjetojnë më pak ndërprerje të biznesit ndërsa klima jonë ngrohet,” tha ekonomisti i lartë i ING Maurice van Sante në raportin e titulluar Kompanitë e ndërtimit shohin përfitime në efikasitet për shkak të dimrave më të butë.

Duke ofruar të dhëna të përpiluara nga ING Research, NASA dhe Our World in Data, van Sante vuri në dukje se anomalitë e temperaturës në hemisferën veriore arritën lartësi rreth dy gradë (Celsius) më të larta, mesatarisht, se në 1985.

“Ne donim të shihnim nëse temperaturat në rritje kanë pasur tashmë një ndikim të matshëm në ciklet vjetore të prodhimit të kompanive evropiane të ndërtimit,” tha Van Sante, duke vënë në dukje se dy tregues janë përdorur në matje:

Pjesa e kompanive që përmendin nivelet e tyre të prodhimit ishte e kufizuar gjatë periudhave të dimrit (janar dhe shkurt) dhe verës (korrik dhe gusht) për shkak të kushteve të motit.

Ndryshimi i vëllimeve aktuale të ndërtimit në këto periudha

Ajo që gjeti studimi ishte një reduktim me më shumë se 30% i kontraktorëve të BE-së, gjatë tre dekadave të fundit, të cilët thanë se aktivitetet e tyre ishin të kufizuara për shkak të motit të keq nga janari në shkurt.

Vera me vapë mbytëse nuk është problem për ndërtimin evropian!

Gjersa fitimet në produktivitet në dimër mund të shihen si pozitive, temperaturat në rritje globale – në përgjithësi – nuk janë.

Megjithatë, van Sante tha se një humbje reciproke e produktivitetit në verë (nga nxehtësia ose moti ekstrem) thjesht nuk po ndodh në një mënyrë të matshme.

Megjithatë, ai vuri në dukje se nivelet rekord në verë po rrisin shpeshtësinë e ditëve të punës të anuluara.

Përderisa mund të duket sikur se një planet në ngrohje ka krijuar një mjedis ideal për aktivitetet e ndërtimit në disa seksione të Hemisferës Veriore, van Sante paralajmëroi në raportin e tij se këto ndryshime janë ‘diamante’ në atë që është bërë një mjedis gjithnjë e më i ashpër./Media Ndërtimi

Continue Reading

Ndërtim

Rritja e shitjeve në sektorin e ndërtimit u frenua në vitin 2023

Published

on

Pas rritjes dyshifrore në vitin 2022, ritmet e shitjeve në volum në sektorin e ndërtimit janë frenuar disi në vitin 2023, sipas të dhënave që INSTAT ka grumbulluar te kompanitë e ndërtimit.

Zakonisht në 3-mujorin e fundit të çdo viti ka një rritje të shitjeve në banesa, për shkak të blerjeve që bëjnë kryesisht emigrantët në këtë periudhë (shiko grafikun bashkëngjitur).

Në 3-mujorin e fundit të 2023, volumi i shitjeve në ndërtim u rrit me vetëm 1% nga 16.1% që ishte rritja në tremujorin e fundit 2022.

Gjatë gjithë tremujorëve të 2023, ritmet e rritjes së shitjeve në volum ishin më të ulëta se më 2022.

P.sh. në tremujorin e dytë 2023, volumi i shitjeve u rrit me vetëm 0.2%, në tremujorin e dytë rritja ishte me 5.2% nga 11.5% në të njëjtën periudhë të vitit 2022, shkruan Monitor.al

Me gjithë frenimin e ritmeve të rritjes, volumet e ndërtimit dhe shitjeve po rriten në sektorin e ndërtimit, edhe pse treguesit demografikë dhe inflacioni i lartë nuk po e frenojnë këtë trend si në Europë.

Tregu i pasurive të paluajtshme në Europë është në një fazë stanacioni nga rënia e kërkesës, teksa lufta në Ukrainë ka krijuar një efekt psikologjik negativ për investime në pasuri të paluajtshme.

Pavarësisht ngadalësimit, ndërtuesit vendas mbeten optimistë. Pas një rënie me 8 pikë në janar 2024, treguesi i besimit në ndërtim që matet nga Banka e Shqipërisë u rrit me 6.8 pikë përqindje në muajin shkurt. Ky tregues qëndron rreth 25 pikë përqindje mbi mesataren afatgjatë.

Rritja këtë muaj u përcaktua kryesisht nga vlerësimet më të mira për aktivitetin aktual ndërtues. Paralelisht me të, pritjet për punësimin dhe ato për çmimet në të ardhmen janë në rritje. Nga ana tjetër indeksi i besimit konsumator u rrit në disvarfor të blerjeve të mëdha në dy muajt e parë të vitit 2024.

Sektori i ndërtimit pësoi një rritje të vrullshme pas vitit 2016, kryesisht në sektorin e banesave. Rritja e lejeve në rekorde historike dhe sipërfaqes në ndërtim në pesë vjeçarin e fundit erdhi në një kohë që popullsia po pakësohet dhe po plaket nga rënia e lindjeve dhe emigracioni lartë të rinjve. Në kontradite më këto zhvillime çmimi i banesave është rritur me shpejtësi.

Ndërtimi është kthyer në motorin e rritjes ekonomike vitet e fundit. Në vitin 2022, sektori kontribuoi me 11.1 pikë % të vlerës së shtuar nga 9.4 pikë % që kontribuoi në vitin 2019. Ky kontribut u rrit më tej në vitin 2023, referojnë të dhënat jo përfundimtare.

Aktualisht, Shqipëria është vendi më i varfër i Europës dhe ka ekspozimin më të lartë të sektorit të ndërtimit në kontinent. Sipas Eurostat, në vitin 2022, ndërtimi kontribuoi me 11.2% të vlerës së shtuar bruto, ndërsa në BE, ky sektor kontribuoi me 5.5%./Media Ndërtimi

Continue Reading

Ndërtim

Skanska do të ndërtojë një kampus të dhënash në vlerë prej 242 milionë dollarë në SHBA

Published

on

Skanska me bazë në Suedi, një kompani globale ndërtimi dhe zhvillimi, njoftoi se ka marrë një kontratë të re me vlerë rreth 2.5 miliardë SEK (242 milionë dollarë) në shtetin e Virxhinias në SHBA.

Projekti synon të ndërtojë një kampus të dhënash prej 23,000 m2.

Firma njoftoi se do të kryejë gjithashtu punë në terren dhe shërbime për qendrën e re.

“Fushërimi përfshin gjithashtu një përshtatje të një hapësire administrate dhe tre salla të dhënash,” tha Skanska.

Puna filloi këtë muaj me një datë të pritshme përfundimi deri në dhjetor 2025./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending