Aktuale
Shkatërrohet stadiumi me bari artificial në Drenas
Në shtator të vitit 2015, u inaugurua stadiumi me bari artificial në Drenas.
Mirëpo, për më pak se tri vjet, ky impiant, që u ndërtua me donacionin e Komisionit Evropian, e ku u investuan 700.000 euro, ka filluar të shkatërrohet thuajse i tëri.
Në pamjet që i ka siguruar Kohavisioni dhe në bazë të burimeve të veta, mësohet se fillimisht nuk është bërë pranimi teknik i objektit, pasi erërat në atë pjesë më 16 dhjetor kanë bërë që pjesa më e madhe e kulmit të prishet, e më pas janë rrëzuar edhe rrethojat e fushës.
ambientet brenda këtij objekti, shihet qartë se ka lagështi të madhe, gjë që ka ndikuar në prishjen e mureve dhe të korridoreve.
Në këtë fushë, rreth 10.000 euro kishte investuar edhe kryesia e vjetër e klubit të Feronikelit, në krye me ish-kryetarin, Ekrem Elshani, me të cilat janë rregulluar edhe një pjesë e shkallëve përreth stadiumit. Shkaku i gjithë këtyre prishjeve ka ardhur si pasojë e moskujdesit nga personat përgjegjës.
Në këtë stadium stërvitje kanë zhvilluar dy skuadra, Feronikeli nga Drenasi dhe Drenica.
-
Infrastrukturë3 days ago
Komuna e Prishtinës tejkalon vlerën e parashikuar, jep tenderin për ndërtimin e një rrugë kompanisë me ofertën 100 mijë euro me të shtrenjtë
-
Infrastrukturë3 days ago
“Aksident i rëndë pune” në kantierin e ndërtimit të tunelit Fehmarnbelt në Gjermani
-
Infrastrukturë3 days ago
Marriott nënshkruan mega marrëveshje me NEOM për të ndërtuar në Trojena
-
Aktuale2 days ago
Zyra e Kryeministrit Kurti furnizohet me mobile luksoze në vlerë prej 54 mijë euro
-
Infrastrukturë3 days ago
Këto janë dhjetë qytetet më të mira për këmbësorët
-
Aktuale3 days ago
Ligji i Punës të rikthehet në agjendën legjislative
-
Auto2 days ago
Renault prezanton SUV-in e ri Symbioz
-
Infrastrukturë2 days ago
Përparim Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet!