Aktuale
Për hetimet arekologjike në TAP, KE jep 14 milionë euro
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2018/01/Gazsjellesi-TAP.jpg)
Komisioni Europian do të japë fonde me vlerë mbi 14 milionë euro për Gazsjellësin Trans Adriatik (TAP), citojnë mediat azere, informacione të marra nga KE.
“TAP përfitoi 14 milionë euro në vitin 2017 pas thirrjes së Instrumentit të Bashkimit Europian 2016 (CEF). Të gjitha marrëveshjet e granteve janë nënshkruar nga Agjencia Ekzekutive e Inovacionit dhe Rrjeteve (INEA) dhe përfituesi. Fondet do të shpërndahen në përputhje me programin e parashikuar”, – deklarojnë burimet e KE.
Përfituesi i fondeve është konsorciumi i TAP AG. Këto fonde do të përdoren për hetimet arkeologjike, për shkak se objektet me vlerë do të duhen të inventarizohen si dhe gërmimet të mos i dëmtojnë ato, ndërkohë që implementohet ndërtimi.
Shtetet anëtare të BE ranë dakord në shkurt 2017 mbi propozimin e Komisionit Europian për të investuar 444 milionë euro në projekte prioritare të infrastrukturës europiane të energjisë. Gjithsej 18 projekte u zgjodhën për financim dhe TAP ishin në mesin e projekteve përfituese.
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) po konsideron shpërndarjen e kredisë prej 500 milionë euro për projektin TAP. Përveç BERZH, Banka Europiane e Investimeve (BEI) do të diskutojë edhe shpërndarjen e 1.5 miliardë euro për TAP në shkurt.
TAP, me vlerë 4.5 miliard euro, është pjesë e Korridorit Jugor të Gazit, i cili është një nga projektet prioritare të energjisë për Bashkimin Evropian. Projekti parashikon transportin e gazit nga Shah Deniz Faza e Azerbajxhanit në vendet e BE.
Tubacioni do të lidhet me Gazsjellësin anadollian TANAP, një kufirin turko-grek, më pas do të drejtohet përmes Greqisë, Shqipërisë dhe detit Adriatik, para se të vijnë në breg, në jug të Italisë.
TAP do të jetë 878 kilometra në gjatësi (nga ku 550 kilometra i ka Greqia, Shqipëria 215 kilometra, Deti Adriatik 105 kilometra dhe Italia 8 kilometra).
Aksionerët e TAP janë të përbërë nga BP (20 për qind), SOCAR (20 për qind), Snam S.p.A. (20 për qind), Fluxys (19 për qind), Enagás (16 për qind) dhe Axpo (5 për qind).
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)