Aktuale
Hamza tregohet i rezervuar për 63 milionë eurot që po kërkon “Bechtel&Enka”
Ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë me 63 milionëshin që po kërkon kompania “Bechtel&Enka”, për punimet në Autostradën “Arbën Xhaferi”.
Kompania këtë shumë e kërkon nga Qeveria e Kosovës, përshkak siç thonë vonesave në pagesë.
Për gjithë këtë Minsitri aktual i Infrastrukturës, Pal Lekaj, në një intervistë për Ndërtimi.info pati thënë se është e papranueshme kjo kërkesë por që do të negociohet.
Lidhur me këtë çështje, Ministria e Financave ende nuk ka pranuar ndonjë dokument. Por Ministri Hamza kërkon se pagesa e 63 milionë euro për kompaninë të trajtohet sipas ligjit, duke respketuar edhe kompaninë, por duke mbrojtur edhe financat e vendit.
“Ky projekt menaxhohet dhe është kompetencë e Minsitrisë së Infrastrukturës. Ne si Minsitri e Financave ende zyrtarisht nuk kam pranuar ndonëj dokument është në nivel të negociatave, normal mes palëve kontraktuale. Që në këtë rast është Minsitria e Infrastrukturës dhe kompania ekzekutuese, në momentin kur të finanlizohet kjo çështje ne do ta trajtojmë me kujdes maksimal. Ne sigurisht që e kemi obligim që të jemi të përgjegjshëm në raport me kontratën dhe ligjen në fuqi, Por realisht që këkrojmë ëshët që të jenë në përputhje me lifgjin, kontratën, të respektohet kontraktuesi por që edhetë mbrohen financat e vendit. Unë deri sa nuk kam dokument zyrtar nuk mund të flas me siguri cila do të jetë shuma apo arsyet. Mirëpo Minsitria e Infrastrukturës si përgjegjëse besoj që në mënyrë të ëprgjegjëshme duhet t’i trajtojë këto çështje”, ka deklaruar Hmaza, në emisionin “Monitor” të RTK-së, përcjellë Ndërtimi.info
Deri tash nuk e kemi ditur se si i ka llogaritur kompania këto miliona. Për këtë, ministri Pal Lekaj ka sqaruar në detaje në një intervistë për Ndërtimi.info.
E para arsye është kjo: “E drejta për përshtatje të drejtë të çmimit kontraktues për shkak të zgjatjes së projektit, shpenzimet e rrjedhshme për shkak të zgjatjes indirekte të personelit menaxhues, të nevojshëm për administrimin e projektit janë kërkuar 16.8 milionë euro”, transmeton Ndertimi.info.
E dyta është: “Pajisjet – Bazuar në përditshmëinë e tyre, pajisjeve që nuk kanë funksionuar dhe kanë mbetur pa punuar, janë kërkuar 30.8 milionë euro”.
Ndërsa arsyeja e tretë është: “Shpenzimet e krijuara për shkak të humbjes së produktivitetit për vitin 2014; 2015; 2016, për shkak të zgjatjes së afatit të përfundimit janë kërkuar 10 milionë euro”.
Kjo në terma të përgjithshëm ishte kërkesa e kompanisë “Bechtel&Enka”. Mirëpo, kur pyetet për pagesën që duhet kryer kompanisë, ai thotë:
“Sa i përket kërkesës fillestare, ne nuk jemi pajtuar dhe nuk do të pajtohemi. Pas marrëveshjes që do ta bëjmë pas negoicimit dhe do të jemi transparent dhe do të jetë përfundimtare. Do të bëhet publike e tërë kontrata”.
Aktuale
Si arritën të lirohen nga akuza për korrupsion Betim Reçica dhe tre zyrtarët tjerë lidhur me tenderin për Autostradën e Gjilanit?
Aktuale
Kosova shqyrton me Poloninë mundësinë e hapjes së rrugës për importin e drithërave
Aktuale
Aliu nënshkruan 10 Udhëzime Administrative që dalin nga Ligji për kadastër të pronës së paluajtshme
-
Infrastrukturë2 days ago
Në Drenas vihet gurë themeli për energji të ripërtëritshme me vlerë mbi 43 milionë euro
-
Aktuale2 days ago
Rreth 300 biznese dhe dhjetëra agjentë doganor nënshkruajnë peticionin për vazhdim të licencës së Terminalit Doganor në Ferizaj
-
Infrastrukturë1 day ago
Raporti i kredive me probleme për blerjen e pronave nga individët u rrit vitin e kaluar
-
Auto2 days ago
Kërkesa për vetura elektrike kineze po rritet
-
Auto2 days ago
Bizneset shprehin pakënaqësi me dinamikën e punimeve në zonën historike të Prizrenit
-
Infrastrukturë2 days ago
Çifti e shndërron autobusin e shkollës në një shtëpi për të jetuar (VIDEO)
-
Ambienti1 day ago
Nga prilli deri në dhjetor 2023, temperatura mesatare e sipërfaqes së detit ishte shumë mbi mesatare
-
Infrastrukturë6 hours ago
Nis ndërtimi i një rruge të rëndësishme në Skenderaj