Featured
Çka thotë Lekaj për kyçjet e reja në autostradat e Kosovës [video]
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2018/01/maxresdefault_3202.jpg)
Nga përfundimi i projektit të autostradave në letër deri në implementimin e tyre, ka pasur shumë pakënaqësi. Ato janë kontestuar për trasenë, mënyrën e punës dhe gjëra tjera. Por njëri nga hallet kryesor ka qenë edhe kqyja në to.
Në shumë raste kyçjet mungojnë në vendbanime me shumë shtëpi, teksa në rastet më flagrante autostrada kalon përmes Zonës Ekonomike në Suharekë, por nuk ka hyrje në të, si element për lehtësim të të bërit biznes dhe zhvillim ekonomik.
Kohët e fundit edhe banorët e disa fshatrave të Vitisë kanë shprehur hallin e tyre që kenë një hyrje në autostradën “Arbën Xhaferi”, ngaqë do të bllokohen.
Për këtë, Pal Lekaj, ministër i Infrastrukturës, ka folur në intervistën e dhënë për Ndërtimi.info, ku ka thënë se nëse vlerësohen kërkesat si të arsyeshme atëherë do të ketë kyçje në autostrada.
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)