Connect with us

Featured

Rrënimi i objekteve të trashëgimisë është vepër penale, dënohet deri në 500 mijë euro

Published

on

Gjatë vitit 2017, në Kosovë u rrënuan 9 objekte të Trashëgimisë Kulturore. Dy nga to janë rrënuar nga një institucion shtetëror.

Vjollca Aliu, drejtoreshë e Departamentit të Trashëgimisë Kulturore në kuadër të ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në një intervistë për emisionin Express të KTV-së, Aliu ka folur për këtë çështje.

Sipas saj, këto dy raste, në kuptimin procedural, paraqesin precedan shumë të keq pasi janë të përfshira institucionet shtetërore.

Aliu thotë se ministria, sa herë ka freskime të listës së objekteve të mbrojtura me ligj, ato kopje u dërgohen komunave

Ajo tha se ministria mund të kërkojë përgjegjësi për rastet e rrënimit të objekteve të mbrojtura me ligj, dhe tha se gjobat për këto raste mund të shkojnë nga 1000 deri në 500 mijë euro.

“Të gjithë ata që kanë rrënuar me ose pa qëllim objekte të mbrojtura me ligj do të përshpejtohen procedurat e padive ndaj tyre”, ka thënë Aliu, transmeton Koha.net.

Deri në 3 mujorin e parë të këtij viti, tha ajo, do të procedojmë edhe më shpejtë këto raste për t’i dënuar ata që kanë shkatërruar trashëgiminë kulturore.

“Dëmtimi i trashëgimisë kulturore është vepër penale”, tha ajo.

Sipas saj, rrënimi i objekteve të mbrojtura me ligj kryesisht ndodh nga pronarët e tyre.

Ajo thotë se ankesat e këtyre pronarëve se rrënimi i tyre po ndodh si pasojë e mungesës së investimeve shtetërore nuk qëndron, pasi, siç tha ajo, shumë objekte janë rrënuar pas investimeve.

Me ligj, thotë ajo, mund të ndodhin demolimet, por duhet të ketë një arsye për rrënimin e saj.

“Konsideroj se vetë pronarët e këtyre objekteve duhet t’i njohin vlerat e atyre objekteve në mënyrë që të mos ndodhin rrënimet. Kemi pronarë që kujdesen shumë për to, por ka edhe të atillë që pa lejen e autoriteteve kanë ndërmarr veprime të palejuara. Ka ndërtesa që kanë më shumë se një pronar, ka të atilla pa pronar, por mendoj se për të gjitha këto ka zgjidhje për aq sa ata janë të interesuar t’i zgjidhin ato”, u shpreh Aliu.

Ndoshta, thotë ajo, se investimet në këto objekte nuk kanë qenë të mjaftueshme, por se vazhdimisht buxheti është duke u rritur.

Sa i përket pjesës së financimit, komunat kryesisht presin nga ministria, por se bashkëpunimi me to nuk mungon.

Ajo thotë se nëse prioritetet e Ministrisë dhe të Komunave përputhen, atëherë bashkëpunimi është shumë me i lehtë.

 

Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore (KKTK), sipas tij, është përgjegjës për objektet në mbrojtje të përhershme dhe se ata i kanë kriteret për të kualifikuar një objekt të tillë.

“Nga 1500 raste të objekteve të futura në trashëgiminë e përkohshme, 92 dosje i kemi përgatitur gjatë vitit 2017 dhe 67 tjera më 2016 e të cilat presin shqyrtimin dhe vlerësimin final nga KKTK”, ka thënë ajo.

Drejtoresha Aliu ka thënë se që nga paslufta e deri më sot, mund të them se ka pasur mjaft dëmtime.

“Me shifra mund të mos jem korrekte sepse flasim për një periudhë dhe një vakuum kohor, sepse në një periudhë s’kemi pasur ligj për Trashëgiminë dhe është abuzuar me këto objekte. Në anën tjetër, nëse para luftës kemi pasur 426 ndërtesa në mbrojtje, sot kemi shumë më shumë. Në rastin e Prizrenit, në kohën kur kanë hyrë në fuqi Ligji e plani i konservimit dhe restaurimit, Prizreni ka qenë komuna e parë që është adresuar, qytet ku ka pasur shumë rrënime. Palët mund të kenë arsye nga më të ndryshmet, por Ligji ekziston dhe ai duhet të vlejë për të gjithë njëjtë. Aq më tepër kur dihet se Qendra Historike e Prizrenit mbrohet me ligj të veçantë”, theksoi ajo.

Duke folur për trashëgiminë ortodokse në Kosovë, ajo tha se viteve të fundit nuk ka ndonjë informacion se ka pasur investime nga UNESCO në objektet ortodokse që Serbia i cilëson të vetat.

“Kjo çështje është e rregulluar me kornizën ligjore që rregullon këtë veprimtari. Personalisht, nga pozita ime, nuk mund të them se ndonjëherë kam kontaktuar Kishën ortodokse dhe s’kam marrë përgjigje”, deklaroi ajo.

Featured

Kompanitë kosovare ftohen të respektojnë Ligjin gjerman të furnizimit

Published

on

Ligji Gjerman i Zinxhirit të Furnizimit (Lieferkettensorgfaltspflichtengesetz – LkSG) ka hyrë në fazën e dytë të zbatimit më 1 janar 2024, duke zgjeruar fushëveprimin e tij për të mbuluar të gjitha kompanitë në Gjermani me mbi 1000 punonjës.

Zgjerimi do të shtojë rreth 2,000 kompani gjermane në kuadrin rregullator. Këto kompani do të aplikojnë kriteret që parashihen me ligj përgjatë gjithë zinxhirit të tyre të furnizimit dhe tek furnitorët jashtë Gjermanisë. Përfshirë këtu kompanitë nga Kosova që janë furnitorë të kompanive gjermane, apo që synojnë të bëhen furnitorë për kompani gjermane.

Ligji për Zinxhirin e Furnizimit u miratua në vitin 2021 dhe zyrtarisht hyri në fuqi më 1 janar 2023, duke iu kërkuar kompanive gjermane të plotësojnë kritere për të siguruar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut dhe çështjet mjedisore në zinxhirët e tyre të furnizimit global.

Ligji implementohet në tri faza: Në fazën e parë, ligji gjerman u aplikua për kompanitë me mbi 3000 punonjës në Gjermani. Përafërsisht 900 kompani të mëdha gjermane u detyruan ta zbatojnë ligjin.

Në vitin e parë të zbatimit, Zyra Federale për Çështjet Ekonomike dhe Kontrollin e Eksportit (BAFA) ishte përgjegjëse për monitorimin dhe zbatimin e ligjit. BAFA kreu 486 inspektime të kompanive të mëdha për të vlerësuar pajtueshmërinë. Vlerësimi i përgjithshëm i BAFA ishte pozitiv, duke gjetur se kompanitë ishin përgjithësisht të suksesshme në krijimin e sistemeve dhe proceseve të nevojshme për të përmbushur kërkesat e Ligjit në fazën e parë.

Megjithatë, zgjerimi i zbatueshmërisë së Ligjit Gjerman të Zinxhirit të Furnizimit në ndërmarrjet e  mesme pritet të paraqesë më shumë sfida.

Kompanitë kosovare që nuk i zbatojnë kushtet e parapara me këtë ligj, nuk do të mund të vazhdojnë apo fillojnë eksportin në Gjermani.

Continue Reading

Aktuale

‘Autostrada Hangar’ do të hapë dyert për publikun më 5 Mars 2022

Published

on

Autostrada Hangar synon të gjenerojë bashkëjetesë mes komuniteteve duke punuar dhe prodhuar së bashku si një ekip dhe do të përdoret veçanërisht për të plotësuar nevojën urgjente të një edukimi joformal dhe programeve të ndërtimit të aftësive në mënyrë që të fuqizojë të rinjtë në Kosovë dhe rajon.

“Edhe pse hapësira jonë u përdor si një nga ambientet kryesore të edicionit të tretë në 2021, ku patëm një vit mjaft të suksesshëm me ekspozitën tonë ndërkombëtare, programin e zhvillimit të aftësive dhe edukimit, më 5 mars ajo do të jetë gati të hapë dyert e saj me një dizajn i ri dhe një program vjetor.

Deri më tani, ne kemi qenë të përkushtuar për të institucionalizuar “Autostrada Hangar” si institucioni i vetëm i artit bashkëkohor në Prizren përmes krijimit të një programi publik vjetor bazuar në nevojat e komuniteteve dhe partnerëve duke ndjekur parimin e gjithëpërfshirjes, duke e bërë programin të hapur për komunitete të ndryshme dhe më shumë. ekologjikisht të qëndrueshme”, shkruan në njoftim./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Asociacioni i Arkitektëve shpallë zgjedhjet për kryetar

Published

on

Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, njofton se duke u bazuar në Ligjin Nr. 06/L-043, për Lirinë e Asocimit ne Organizata Joqeveritare dhe Nenit 27, të Statutit të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, të vitit 2020, shpallë Zgjedhjet e rregullta për Kryetarin e AAK-së

Kuvendi zgjedhor i Asociacioni i Arkitektëve kosovar, do të mbahet të mërkurën, më 30.03.2022 nga ora 17:00, në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës – Prishtinë.

Ftohen, të gjithë anëtarët e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës që të marrin pjesë në kuvendin zgjedhor, dhe në frymën e konkurrencës së lirë dhe kandidimit, të shprehin vullnetin e tyre për tu kandiduar për pozitën e kryetarit të a-a-k, duke u mbështetur në nenin 33, të statutit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending