Aktuale
Andrini mbetët pa ujë, shkak i dëmtimeve të gypave
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2018/01/KRU-GJAKOVA.jpg)
Shkak i dëmtimit të sërishëm të gypit Ǿ 250, në linjën Kramovik-Qifllak-Dobidol, lë pa ujë këtë linjë të Anadrinit.
Kështu ka bërë të ditur KRU “Gjakova” në një njoftim për media.
Në njoftim thuhet se kompania është marrë me evitimin e defekteve të paraqitura në këtë linjë të Anadrinit, por për shkak të implikimeve të mëdha financiare do të detyrohet të ndërpresë ujin deri në ndërrimin e gypit.
Meqë zyrtarisht në aspektin teknik nuk është pranuar ky rrjet nga KRU “Gjakova” dhë për shkak të paraqitjes së defekteve të vazhdueshme dhe shpenzimeve enorme që iu janë krijuar, kompania kërkon nga Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi që të ndërmerr hapa urgjent në ndërrimin e gypit.
Pasiqë zyrtarisht në aspektin teknik nuk është pranuar ky rrjet nga KRU “Gjakova” dhe për shkak të paraqitjes së defekteve të vazhdueshme dhe shpenzimeve enorme që na krijohen në këtë mirëmbajtje, kërkohet nga Kryetari i Komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi, që të ndërmerr hapa urgjent në ndërrimin e gypit në fjalë në gjatësi 900 m, dhe pastaj edhe 1100 m, në po atë linjë të furnizimit me ujë. Edhe përkundër defekteve të mëdha gjatë këtyre viteve, vetëm gjatë vitit 2017, kemi pasur mbi 30 intervenime të cilat na kanë kushtuar mbi 27.000 €, për shkak të cilësisë së dobët të gypave”, shkruhet në njoftimin e lëshuar për medie, përcjellë Ndërtimi.info
Tutje thuhet se shkak i defekteve në gypa, për komunitetin në atë pjesë ka patur edhe dëme në kulturat bujqësore, ku fshatarët kanë kërkuar edhe kompensimin e dëmeve të bëra. Dëme këto për të cilat siç thonë KRU “Gjakova” në njoftim ka qenë dashur t’i kompensojnë.
Kompania ka kërkuar mirëkuptim nga banorët e atyre fshatrave dhe ka faelnderuar për bashkëpunimin e deritanishëm.
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)