Featured
Shkenca mahnit: Dioksidin e Karbonit kanë filluar ta kthejnë në material ndërtimi [video]
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2018/01/a.jpg)
Në trendet botërore tashmë të gjithë tentojnë të gjejnë material të reja ndërtimi, për të sjellë risi dhe kualitet. Të fundit që kanë bërë një gjë tillë janë australianët.
Ata kanë krijuar material ndërtimi nga Dioksidi i Karbonit. Kompania MCi tashmë në fazën e pilot-projektit po mendon që dioksidin e karbonit ta shndërroj në material ndërtimi. Procesi teknologjik tenton që të imitojë natyrën, përkatësisht efektet atmosferike në minerale, por me një shpejtësi shumë më të madhe.
MCi po mendon që deri në vitin 2020 do të prodhojë deri 50.000 tonë kësi materiali që do të përdoret në ndërtim.
Provat që janë bërë kanë rezultuar se një proces i cili në kushte normale të natyrës merr kohë me shekuj, tash në këtë industrializim merr kohë vetëm një orë. E kompania zbuluese ka thënë se ky material është i pranueshëm për prodhim të çimentos, tullave ose pllakave./ndertimi.info/
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)