Aktuale
Ferizaji nuk do t’ia di për Ligjin e Prokurimit, jep tendere sipas qefit
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2018/01/Komuna-e-Ferizajt.jpg)
Parregullësitë që u gjetën në tenderin për asfaltimin e rrugës Pleshinë-Kashtanjevë të Ferizajit, bënë që Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) të anuloj dhëninen e kësaj kontrate e që lënda të kthehet në Rivlerësim, shkruan Ndërtimi.info
Paneli shqyrtues pas shqyrtimi të ankesave që kishin ardhur nga operatorët ekonomik “KNPSH”Papenburg&Adriani Company&Eskavatori&Best Company” ShP.K si dhe Operatori Ekonomik “Gërlica Company”, ka konstauar se Komuna e Ferizajt ka rekomanduar për dhënie të kontratës operatorin e konomik i cili nuk i plotëson kushtet në tërërsi.
Konkretisht nuk i ka plotësuar kërkesat në lidhje me kapacitetin teknik dhe profesional (pika III.2.3, pozicioni 1, njoftimi për kontratë, ku Komuna e Ferizajt ka kërkuar që OE duhet të ofroj një vlerë jo më pak se 4.000.000.00 euro, në lidhje me punët e ngjashme për tri vitet e fundit, pra 2014-2016. Kërkesë kjo të cilën operatori ekonomik NTP “Begusholli & Conex Group” SH.P.K, i rekomanduar për dhënie të kontratës, nuk ka arritur të dëshmoi se e mbulon këtë vlerë.
Operatorët ankues pretenduan se Autoriteti Kontraktues, në këtë rast Komuna Ferizajt ka vepruar në kundërshtim me nenin 1, 7, 59, 66 dhe 71 të Ligjit të Prokurimit Publik (LPP).
Pretendim tjetër i OE ankuese “Gërlica Company” ishte edhe me ndërrimin e inxhinierit të ndërtimtarisë nga operatori ekonomik i rekomanduar për kontratë. Në bazë të dëshmive që ka pasur në dispozicion paneli shqyrtues konstaton se vetëm për emrat e inxhinierëve të cilët i ka prezantuar në ofertë operatori ekonomik mund të kërkohen sqarime shtesë.
Poashtu paneli shqyrtues ka konstatuar se operatori ekonomik, gjejgjësisht konzorciumi i rekomanduar për dhënie të kontratës, marrëveshjen e themelimit të grupit-konzorciumit, të prezantuar në ofertë e ka në kundërshtim me nenin 71, të LPP-së, pasi të njëjtës marrëveshje i mungon pika b), e nenit 11.1, të FDT-së.
Në raste të tilla, në bazë të nenit 39 të Rregullave dhe Udhëzuesit Operativ për Prokurim Publik kur mungojnë deklaratat për themelimin e grupit të operatorëve ekonomik mund të kërkohet sqarim shtesë.
Paneli shqyrtues vjen në përfundim se ekazaminimi, vlerësimi dhe krahasimi i tenderëve nuk është bërë konform nenit 59-të të LPP-së dhe njëkohësisht nuk është respektuar neni 60 i Ligjit të Prokurimit Publik (LPP), kriter ky kryesor për dhënien e kontratës që ka qnenë tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të ulët.
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)