Aktuale
Çahet toka në Kaçanik
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2018/01/rreshqitje-tokes.jpg)
Toka në rrugën e njohur si “Teqja” që gjendet në pereferi të Komunës së Kaçanikut, është çarë në mëngjesin e sotëm. Kjo shkak i motit kohët e fundit, raporton Ndërtimi.info
Por megjithatë, kjo rrëshqitje e tokës në këtë zonë seç ka nisur të bëhet e zakonshme.
Drejtori i Shërbimeve Publike të Komunës së Kaçanikut, Ramadush Osmani për Ndërtimi.info ka thënë se atje ka zakonisht rrëshqitje të tokës.
Osmani tregoi se me të marrë informacionin se toka është çarë në këpjesë ka dërguar ekipin emergjent në vendin e ngjarjes ku kanë vënë shiritat por që, kjo rrugë do të mbetët ashtu deri të ndërmarrin masat e duhura. Sipas tij është një terren i vëshitrë.
“Jemi njoftuar dhe menjëherë e kam dërguar zyrtarin e ekipës së emergjencës në vendin e ngjarjes ku ka vendos shenjat. Por thejshtë është tokë rrëshqitëse ajo tokë atje, zakonisht ka rrëshqit dhe tash përshkak të motit në kohët e fundit ka ndodhur edhe kjo rrëshqitje. Për momentin e kemi izoluar me shirita, dhe do të shohim masat çka do të ndërmarrim. Megjithëse është pak teren i vështirë”, potencoi Osmani.
Kjo rrugë është e kontraktuar nga Minsitria e Infrastrukturës, por që ka ndërprerë kontratën. E për këtë komuna duhet të pres që minsitria të intervenojë me ritenderim.
“Është rrugë e cila ka qenë e kontraktuar nga Ministria e Infrastrukturës, mirëpo është ardh deri te ndërprerja e kontratës, por tash pritet me u ritenderu pastaj ajo pjesë kalon në atë segment të rrugës dhe gjatë punimeve duhet me u marrë masa tash edhe të shqyrtimit gjeomekanik të asaj pjese që rrëshqet aty. Ne presim që ministria të intervenojë me ritenderim. Ndërsa, për emergjencë ne javën tjetër i shohim mundësitë për me bë të kalueshm”, theksoi ai.
Se a do të ketë telashe për banorët që kjo rrugë të vazhdojë të mbetët kështu për një kohë, Osmani thotë se aty nuk pengohet qarkullimi dhe se ekziston një djale tjetër nga rruga e magjistrales. Kjo po që sipas drejtorit të shërbimeve do të ju jep hapësirë atyre që këtë problem ta shqyrtojnë më detajisht.
“është pjesë pereferike të qytetit nuk pengon në qarkullim për shkak se ka edhe daljen nga ana tjetër e rrugës, nuk është pjesë që frekuentohet shumë prej banorëve. E ka mundësinë e daljes nga pjesa e magjistrales kështu që na jep hapësirë neve me shqyrtu më detajisht. Mbetët kështu se ka hapësirë tjetër për me tejaklu”, sqaroi ai për Ndërtimi.info
Vlen të theksohet se shtruarja e kësaj rruge është bërë në një periudhë shumë të afërt.
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)