Aktuale
Ja si e parasheh Qeveria planin strategjik për punësimin e të rinjve
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2018/01/pune.jpg)
Në mbledhjen e 23-të, Qeveria e Kosovës ka miratuar planin strategjik për punësimin e të rinjve në Kosovës.
Ky plan është nisur nga Ministria e Mirëqenies Sociale, ku ministri Skënder Reçica tha se objektiv i këtij plani është punësimi i të rinjve. Ku për zabtimin e këtij planin është paraprë një kosto prej 17 milionë e 440 mijë euro për tri vitet e zbatimit.
“Hartimi i planit për punësimin e të rinjve është udhëheqë nga Ministria e Mirëqenies Sociale. Objektiv i këtij plani është punësimi i të rinjve. Rritja e qasjes në tregun e punës e të rinjve. Rritja e punësimit përmes ndërmarrësisë. Ngritja e cilësisë për mësim praktik në shkollë, janë disa nga pikat e planit” tha ministri në mbledhjen e qeverisë.
Qëllimi kryesor i intervenimeve të këtij Plani të Veprimit është rritja e punësimit dhe përmirësimi i punësushmërisë për të rinjtë, shkruan Ndërtimi.info
Sipas këtij plani realizimi i objektivit është paraprë do të do të arrihet përmes katër objektivave specifikike.
Objektivi i parë ka të bëjë me rritjen e qasjes së të rinjve në tregun e punës, përmes ofrimit të shërbimeve cilësore të punësimit dhe masave aktive të punësimit.
Objektivi dytë parasheh, rritjen e punësimit përmes zhvillimit të ndërmarrësisë.
E treta, harmonizimi i arsimit dhe aftësimit profesional me kërkesat e tregut të punës dhe ofrimi i shërbimit të orientimit dhe këshillimit në karrierë.
Në objektivin e katërt specifik, me këtë plan është paraparë ngritja e cilësisë së mësimit praktik në shkollë dhe praktikës profesionale jashtë shkollës.
Plani i veprimit për rritjen e punësimit të të rinjve në ankesin e saj është pajisur edhe me planin e vperimit që mbulon periudhën 2018-2020. Plani i veprimit i përfshin të gjitha të dhënat relevante si aktivitetet, treguesit, institucionet përgjegjëse për zbatim dhe buxheti i nevojshëm për zbatim.
Gjatë zbatiit të aktiviteteve të këtij palni, kujdes i veçantë duhet t’i kushtohet aplikimit të qasjeve që mundësojnë dhe garantojnë përfituesit nga radhët e grupeve të margjinalizuara në shoqëri (komuniteteve etnike pakicë dhe grave).
Ky plan i veprimit do të vlerësohet tre herë gjatë periudhës së vlefshmërisë së planit në bazë të treguesve të cilët janë të vendosur në nivel të objektivae specifike. Objektivat specifike në disa raste përmbajnë më shumë se një tregues, të cilët janë të shumtën e rasteve tregues numerik, por ka edhe të tillë që janë cilësor.
Monitorimi i zbatimit të planit të veprimit duhet të ndihmojë që të përmirësohet ekzekutimi i aktiviteteve të parashikuara në plan dhe të arrihen rezultatet e pritshme.
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)