Aktuale
Punëtori i “Bechtel&Enka”-s i tregon deputetes Izmaku se si keqtrajtohen në punë

Punëtori i kompanisë “Bechtel&Enka” e cila po ndërton autostradat në Kosovës, njëherë atë të “Ibrahim Rugiovës” e tash “Arbën Xhaferi”, hallin e tij e ka qajtë te deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PDK-së, Xhevahire Izmaku.
Marrë parasysh që Kuvendi është në pushim, deputetja Izmaku përmes një postimi në
Facebook i është drejtuar shefit të Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj. Por, nuk kanë munguar edhe komentet drejt saj duke i thënë se kontratat për punë me këtë kompani i ka nënshkruar partia në të cilë ajo është, Partia Demokratike e Kosovës, gjatë qeverisjes së saj.
Ajo i ka bërë ftesë publike Haradinajt, zëvendësministrave dhe inspektoriatit që të merren me puënëtorët e sketorit privat e jo më çështje që nuk iu takojnë.
Madje ajo ka postuar edhe letrën e punëtorit hallexhi, i cili ka thënë se kompania “Bechtel&Enka” po i detyron të bëjnë punë të cilat po janë të rrezikshme edhe për jetën e tyre.
Sikur të mos mjaftonte e gjithë kjo, punëtroi që punon në këtë kompani për 7 vite thotë se kanë një pagë tejet të vogël.
E ky diskriminim siç rrëfen ai, nuk po i bëhet vetëm atij, por të gjithë punëtorëve e të cilët po detyrohen të punojnë aty meqë nuk kanë ka t’ia mbajnë.
Mes tjerash ai shprehet se për 7 vite sa ai punon aty, asnjherë nuk ishin vitzituar nga qeveritarët për të parë gjendjen në të cilën punojnë.
Më poshtë sjellim postimin e plotë të deputetës ku i ka bashkangjitë edhe ankesën e punëtorit:
Ftese publike kryeministrit pasi jemi ne pushim dhe s’mundem ti adresohem ne Kuvend!
Letra si kjo me drejtohen cdo dite nga punetore ne sektorin privat!
Me mire kish qene kryeministri dhe zvkrministri mu marre me kete ceshtje sesa me sektor qe nuk jane ne kompetencen e tyre si psh Universitetet Akademia..
Ku jeni inspektoriati i punes ..apo ju kane blere edhe juve keto Compani te Forces..
Ja letra pa nderhyrje pervec emrit te puntorit!
Mirmrama e nderuara Deputete. Poti shkruaj disa rreshta sikur mi shkru Motres sime. Pra Un Quhem x y nga xxxx. Jam puntor i firmes Bectel & Enka qe 7 vite. Ju sigurisht qe keni ndegjuar per ket firm i marojm autostradat e kosoves. Dua tju rrefehem per te pa drejtat tona qe na mohohen cdo dit pra jemi te diskreminuar ne vendin ton me parat tona. Z. Izmaku te lutem shum qe te shtrojsh ose ta diskutojsh njiher problemin e puntorve ne ket firm shum te poshter.
Po e quaj kshtu sepse skam ku tjeter te punoj. Diskrimini i te gjith puntorve ven gjithkah na detyrojn te bajn pun shum te rrezikshme per jeten pagesa asht per mjerim un personalisht paguhem si vozites 1.78. Centi per ni or pune ka edhe nga 1.20.centi per or pune.
Kurse kta marin benificione te ndryshme me parat tona. Asniher asni qeveritar nuk ka ardh per tna pyt se ne çfar gjendje punojm.Te lutem shum te jam anonim pershkak se flytyroj nga puna. Ju pershendes si motren time
