Connect with us

Aktuale

Aparatet kundërzjarr PA AFAT në Qendrën e Paraburgimit të hapur sot në Prishtinë [foto]

Published

on

Deri 300 të burgosur që do t’u jepet rrugë për në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë do të kenë kushte shumë të mira. Kjo qendër u ndërtua në një hapësirë që përfshin 10,500 metra katrorë nga Qeveria e Kosovës dhe u kushtoi jo më pak se 6.6 milionë euro.

Uran Haxha

“Kontrata është nënshkruar, më 18.11.2013 në vlerë 5,845,973.96 milionë euro, dhe aneks kontrata prej 493,893.18 euro, që në përgjithësi i bie se qendra ka kushtuar 6, 339,866.00 milionë euro, pa infrastrukturë”, thuhet nga MAPL në përgjigje për Ndërtimi.info, teksa nëse përfshihet edhe infrastruktura sipas MAPL-së, del vlera 6.6 milionë euro.

E rrethuar anë e përtej nga një mur masiv i gjatë pothuajse katër metra prej betoni, qendra shtrihen në disa ndërtesa të vogla dhe një të madhe në mes. Pa asnjë dritare pa grila, dyer të hekurta përbrenda, lavaman e guacë metali brenda dhomës, e sistem sigurie të lartë, kështu duket kjo ndërtesë, raporton Ndertimi.info.

Mirëpo në rastin më të keq nëse në këtë ndërtesë do të bie zjarri, gjendja tash për tash nuk është e mirë. Ekipi i Ndërtimi.info gjatë vizitës brenda objektit bashkë me të gjithë pjesëmarrësit në hapjen e kësaj qendre, ka vërejtur se bombolat për shuarje të zjarrit kanë afat verifikimi të skaduar.

Në letërverifikimin dhe garancionin që u gjendet lidhur në bombolë, shkruhej se lloji i aparatit është P9, teksa kontrolli ishte bërë më 25.08.2016. Kontrolli është kryer nga kompania “Ablkos”. E më poshtë shkruan me shkronja të bardha në prapavijë të kuqe se “GARANCIONI VLEN GJASHTË MUAJ”.

Nëse bëjmë një llogaritje të thjeshtë, atëherë i bie se sot më 5 Janar bëhen 1 VJET, 4 MUAJ e 11 DITË prej kur nuk është kontrolluar kjo pajisje.

Për kontrollin që duhet të ju bëhet pajisjeve, saktëson edhe Ligji për Mbrojtje nga Zjarri, i cili thotë në Nenin 17 [Dëshmia për gjendjen e rregullt të pajisjeve], në pikën 2 se “Aparatet bartëse dhe lëvizëse për shuarjen e zjarreve duhet të kontrollohen çdo gjashtë (6) muaj”.

Ndërtimi.info është interesuar për të parë se sa kushton një aparat i tillë dhe sa kushton një kontrollim. Pasi ka kontaktuar disa kompani, edhe kompaninë e lartëcekur, ka marrë vesh se një aparat i tillë P9 kushton 45 euro dhe kontrolli njëherë në gjashtë muaj kushton 5 euro.

Brenda këtyre gjashtë muajve për çdo gjë që ndodh me aparatin, jep përgjegjësi kompania që ka kryer kontrollin, nëse kalon afati i verifikimit dhe kontrollimit atëherë kompania nuk merr përgjegjësi.

Në anën tjetër Ministria e Administratës Publike, që është përgjegjëse për ndërtimin e kësaj ndërtese, thotë se ndërtimi i kësaj qendre ka përfunduar më nënëtor 2016, por mungesa e lidhjes së kanalizimit në rrjetin e qytetit dhe impiantit për ujërat e zeza e ka shtyrë deri tash përurimin dhe hapjen. Si rrjedhojë, atëherë edhe janë vendosur bombolat për shuarje të zjarrit.

Sa i përket pyetjes sonë, MAPL thotë se aparatet kanë afat 1-vjeçar që nuk thuhet në dokumentet valide të aparateve dhe as ligjit, teksa do të ndërrohen me të reja.

“Bombolat kundër zjarrit, që kanë afat njëvjeçar, në këtë qendër janë vendosur para një viti, dhe ato do të zëvendësohen me bombola të reja”, u tha nga Ministria e Administratës Publike.

Ndërtimi i kësaj qendre ishte paraparë më 2013 edhe kur kishte filluar puna për ndërtim, me 781 ditë kalendarike, teksa pun aka përfunduar për 722 ditë pune efektive, rrjedhimisht me devijim afati./ndertimi.info/

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending