Aktuale
Drejtori i Urbanizmit në Gjilan pos për kanosje ndaj gazetarit akuzohet edhe për keqpërdorim të detyrës

Drejtori i Urbanizmit në Komunën e Gjilanit, Valon Shefkiut do të dal i lirë pas 48 orë të kalaur në mbajtje.
Rastin ndaj Shefkiut do të shkoj në procedurë të rregullt pasi që prokuoria nuk ka kërkuar ndonjë masë sigurie ndaj tij. E sipas Prokurorit të Prokurorisë Themelorë në Gjilan, Jetish Maloku, ai ka pranuar pjesërisht veprën.
“Prokuoria Themelore në Gjilan, ka pranuar kallëzimin penal kundër Valon Shefikut, me ç’rast ka marrë në pyetje të njëjtin, i cili pjesërisht e ka pranuar veprën penale, por jo edhe kërcënimin që i ka bërë gazetarit të portalit “Rajonipress”. Ndërkohë që do ta marrim në pyetje edhe gazetarin e kërcënuar dhe do të vendoset në procedurë të rregullt më tutje”, ka thënë Maloku.
Por avokati Sherif Sherifi, pretendon se biseda e zhvilluar mes Shefkiut dhe gazetarit Sabedini ishte e karakterit sqaruese dhe se nuk ka elemente të veprës penale.
“Mendoj që është faza e hershme për me dhënë një prononcim. Natyrisht ne si mbrojtës konsiderojmë se nuk janë plotësuar elementet e veprës penale, gjithmonë siapas deklaratës së mbrojtjes time Valon Shefkiu, se nuk janë plotësuar asnjë nga elementet e veprës penale, kanosje”, tha avokati i Shefkiut për ktv.
Drejtori i Urbanizmit Shefkiu përveç rastit që Gjykata e Apelit ia ktheu në rigjykim, ka edhe një rast tjetër në të cilin gjykohet poashtu për keqpërdorim të pozitës zyrtare.
“Për këtë person janë dy lëndë në Gjykatën Themelore të Gjilanit në procedurë. Njëra është kthyer në rivendosje. Ndërsa tjera lëndë është e caktuar me 2 shkurt 2018”, tha Shkodra.
Komuna e Gjilanit të mërkuren shprehi keqardhje për gjuhën e drejotrit të saj, por nga ky reagim ka mbetur i pakënaqur gazetari Sabedini.
“Nuk është gjuhë e pamatur. Çdo drejtor, çdo zyrtarë komunal duhet ta ketë kodin e sjellës dhe të respektojë kodin etikë. Çdo herë e kam thënë edhe këtu po e them se koka e problemit është menaxhmenti, kryetari i Komunës, ai duhet me disiplinu këta njerëz dhe me u distancu prej gjuhës të keqe”, është shprehur Sabedini.
Për këtë rast reagoi edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) duke kërkuar që ai të trajtohet me prioritet e që kërcënuesi të marrë dënimin e merituar
