Featured
Lekaj: Atë që s’e bënë për 2 vjet, ne e bënë për 10 ditë për autostradën për Pejë
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2018/01/autostrada-rruga-EO.jpg)
Muaj më parë është inauguruar një segment i autostradës për Pejë. Mirëpo për këtë autostradë është pritur plotë 10 vjet.
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj në një intervistë për Ndërtimi.info ka folur për këto 10 vjet dhe për punën e bërë nga kjo ministri, pasi erdhi në krye të saj.
Ai, ka thënë që në lidhje me këtë rrugë ka thënë se atë që nuk është bërë për 2 vjet, pas ardhjes së tij në këtë ministri është kryer për 10 ditë.
“Marrim shembull autostradën për Pejë që është pritur 10 vite, dhe dy vite është pritur për një gjatësi 4.5 kilometër, për deri në Kijevë, një segment për një shpronësim që na është dashur 10 ditë në mënyrë ligjore dhe me saktësi ne e implementojmë Ligjin. Dhe asnjë shmangie ligjore nuk e bënë qeveria e Haradinaj por në këtë rast as Ministria e Infrastrukturës por duke i respektuar Ligjet duke bashkëpunuar me qytetarët ne kemi bërë zgjidhjen për 10 ditë që është dashur 2 vite”, ka thënë ai.
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)