Arkitekturë
Zyrat mbresëlënëse të Google
Pasi që të shikoni këto zyra të Google-it në disa vende të botës do të ndryshoni mendimin tuaj për zyren tuaj të punës. Zyrat e Google-it janë krijuar që të duken si vendi më i lumtur në botë dhe më produktiv. Google ka krijuar disa dizajne të zyrave ndër më kreative në të gjithë botën e teknologjisë.
Shikoni disa nga zyrat fantastike të Google në të gjithë botën.
AMSTERDAM, THE NETHERLANDS
Projektuar nga studio lokale D / DOCK, zyra e Amsterdamit e Google është një kombinim mes të kaluarës dhe të ardhmes, e frymëzuar nga historia kulturore dhe tematikat e teknologjisë vizuale dhe me disa motive holandeze. Panelet e tavanit janë të dizajnuara që të duken si kapsulë ku zhvillohen takimet dhe mbledhjet e rëndësishme.
NEW YORK
Zyra e Google-it në Nju Jork ka një bllok të tërë të qytetit, parkun zbavitës më emrin “Chelsea” ka korridore të zbukuruara me grafite të metrosë , hidrantë të zjarrit dhe shumëçka tjetër. Një salle konferencash është e ngritur si apartament i vogël i cili përbrenda ka edhe një biblioteke mjaft të pasur. Kjo ndërtesë ka rreth 3,000 punonjës dhe ka një sipërfaqe prej 2.9 milionë metra katrorë.
DUBLIN, IRELAND
Kjo zyrë është e gjitha ne ngjyrë të gjelbërt duket si një xhungël e vërtet dhe shpesh mund të shihet si shesh lojërash për gjithë familjen.
TEL AVIV, ISRAEL
Zyrat në ketë vend zënë tetë katet e Kulles Electra . Zyra është dizajnuar nga Carmenzind Evolution në bashkëpunim me arkitektët Setter dhe Studion Yaron Tal . Karakteristike e këtij objeki janë karriget në formë vezësh , hapësira të mureve të mbuluara me lule, një dhomë Lego, një tub rrëshqitës ndërmjet kateve dhe tavani që ka një fotografi nga pamja e detit Mesdhe.
LONDON,ENGLAND
Zyrat në ketë vend mund të jenë një hapësirë që duket si stacion e ngjashme me një film të Stanley Kubrick e për të vazhduar më një kështjellë të lumtura që duket si shtëpi e ëndrrave e përshtatshme edhe për vetë z.Bean.
MOUNTAIN VIEW, CALIFORNIA
Shtabi origjinal global në Mountain View, Kaliforni,gjendet në zemër të Silicon Valley, është një kampus i njohur si “Googleplex”. Punëtorët këtu e përshkruajnë vendin e punës si kampus universitar sepse këtu ka me qindra biçikleta dhe trotinete që ofrojnë transport nga dhomat e konferencave në rrugë tjera brenda kampusit. Aktivitet tjera që ofrohen janë bowling, volejball plazhi dhe festat javore .
ZURICH, SWITZERLAND
Punonjësit e Zyrihut të Google-it quhen Zooglers. Zyret e tyre lidhen me “sindromën e Piter Pan” me ulëse të rehatshme me rrëshqitje dhe video lojëra.
You must be logged in to post a comment Login