Connect with us

Aktuale

Pesë arsye pse ndërtesat rrëzohen­

Published

on

Ndërtesat, si të gjitha strukturat, janë të dizajnuara për mbajtjen e ngarkesave të caktuara pa deformimet të tepërta. Ngarkesa janë pesha e njerëzve objekteve lëvizëse, pesha e shiut dhe borës, presioni i erës që llogariten si ngarkesa të përkohshme, ndërsa pesha e vetë ndërtesës llogaritet si ngarkesë e përhershme. Tek ndërtesat e larta sigurimi i kulmit është çështje e vogël por mbështetja e vetë ndërtesës është rëndësia kryesore. Ashtu si te urat, ndërtesat e larta i nënshtrohen kolapsit katastrofik.

Kolpaset katastrofike mund të ndodhin gjithkund nëse gjatë procesit të ndërtimit nuk u kushtohet rëndësi proceseve bazike të ndërtimit këto kolapse janë më shumë të njohur në Afrikë, ku si pasojë e një shiu te rëndë, rezidenca gjashtë-katëshe në kryeqytetin e Kenias, Nairobi, u rrëzua duke vrarë të paktën 80 njerëz.

Ndërkohë që hetimet vazhdojnë ende në kauzën e këtij kolapsi, do të shikojmë disa nga problemet kryesore që mund të qojnë një ndërtesë në kolaps.

Më poshtë keni pesë arsyet që ndërtesat kollabojnë (rrëzohen), sipas një raportimi të BBC-së.

Themelet janë shumë të dobëta

Fondimi adekuat mund të jetë i kushtueshëm. Fondimi mund të kushtojë deri në gjysmën e çmimit të një ndërtese, thotë profesori i ndërtimtarisë Anthony Ede në Universitetin e Covenant në Ota, Nigeri. Ai thotë se dy gjëra duhet të merren parasysh kur ndërtojmë themelet-ngurtësinë e tokës dhe peshën e ndërtesës e përmbajtjen e saj. Lago është një qyteti komercial i Nigerisë që ka shumë toka moçalore. Toka moçalore hyjnë në grupin e tokave të dobëta të cilat nuk mund të mbajnë ngarkesa të mëdha. Tokat moçalore kërkojnë bazë të fortë, shumë më të fortë se terreni i fortë. Por investitorët ose personi që financon ndërtimin nuk shpenzon para shtesë në fondim duke ndërtuar në tokën e moçalit dhe për këtë shumë ndërtesa në Lagos janë shkatërruar. Ndërsa edhe në tokë të ngurtë, themelet duhet të jenë mjaft të forta për të përballuar ngarkesën. Baza e papërshtatshme e një ndërtese katër katëshe ishte një nga arsyet e dhëna nga hetuesit për rrëzimin e një ndërtese në Ruanden veriore në vitin 2013 ku mbetën të vrarë gjashtë persona.

Materialet e ndërtimit nuk janë mjaft të forta

Materialet që nuk janë të forta për të përballuar ngarkesën përdoren, madje ekziston një treg i materialeve të falsifikuara që janë shumë të dëmshme sa që ndonjëherë në vend të çelikut përdoren copëza metali, thotë Hermogene Nsengimana nga Organizata Afrikane për Standardizim. Ai thotë se ka raste kur falsifikatorët falsifikojnë certifikatat e autentifikimit. Kur një ndërtese gjashtë-katëshe u rrëzua në Kampala të Ugandës nga raporti doli të ishte që shkak kryesor ishin materialet e falsifikuara. Nsengimana shton se kontraktorët po synojnë që me sasinë e njëjtë të betonit që është e nevojshme për një ndërtesë njëkatëshe të ndërtojnë një ndërtesë katërkatëshe dhe kjo bëhet me vetëdije të plotë për ulur shpenzimet.

Punëtorët bëjnë gabime

Edhe kur punëtorëve u jepet materiali i duhur për të bërë beton, ata i përziejnë ato gabimisht, thotë Ede. Kjo rezulton në beton i cili nuk është i fuqisë së mjaftueshme për të mbajtur ngarkesën. Ai akuzon kompanitë ndërtimore për uljen e kostove duke punësuar punëtorë të pakualifikuar që janë më të lirë se ndërtuesit e trajnuar. Kjo është një nga arsyet e paraqitura nga inxhinierët e ndërtimtarisë Henry Mëanaki Alinaitwe dhe Stephen Ekolu pse një ndërtesë rrëzua në vitin 2004 në Ugand. Hulumtimi i tyre tregon se punëtorët keqkuptuan raportet e përzierjes së betonit. Hoteli i ri pesëkatëshe BBJ u shemb gjatë ndërtimit dhe 11 vetë vdiqën. “Ju gjeni muratorë dhe madje edhe teknikë që e quajnë veten inxhinierë”, paralajmëron presidenti i Institutit Nigerian të Inxhinierëve Strukturorë Oreoluwa Fadayomi në sajtin e lajmeve të The Punch në Nigeri. Për ata profesionist që duan të kursejnë para, ai këshilloi “nuk duhet të jeni të mençur në kursimin e qindarkave dhe funtave të marra”.

Ngarkesa është më e rëndë se sa pritej

Ede thotë se një ndërtesë bie kur ngarkesa është përtej fuqisë së ndërtesës. Ai jep shembullin e kërkesës që një fëmije të mbajt një kuti të rëndë: “Fëmija nuk do të jetë në gjendje ta mbajë pezull”.

Edhe në qoftë se themelet dhe materialet janë mjaft të forta, për destinimin e parë dhe ky qëllim mund të ndryshojë duke e bërë të papërshtatshëm si p.sh. : nëse një ndërtesë është projektuar për të qenë një shtëpi dhe pastaj është shndërruar në një bibliotekë ku grumbullohen kutitë dhe shumë libra, ndërtesa mund të tendoset nën peshën. Një arsye tjetër pse ngarkesa është shpesh më e rëndë se konstruksioni fillestar është për shkak të mbindërtimit pra shtohen kate ekstra. Në mars, një blloku apartamentesh, që kishte më shumë kate se sa ishte planifikuar, u rrëzua në Lagos, duke vrarë 34 vetë raportuara nga Guardian.

Forca nuk është testuar

Në të gjitha pikat e ndërtimit fuqia e ndërtesës duhet të testohet. “Duhet të jeni të rreptë”, thotë Ede për inspektoratin e ndërtimit. “Ligji thotë se duhet të provosh. Është zbatimi i ligjit i cili është problemi”. Problemi kyç është se në çdo fazë të ndërtimit dikush ka një motivim të fortë për të kursyer para ose për të marrë para. Ka shumë arsye fizike pse një ndërtesë mund të bjerë por ka vetëm një shtyrje dhe motivim për këto ngjarje dhe ajo është paraja, dhe kjo është arsyeja e vërtetë që ndërtesat rrëzohen – korrupsioni.

 

 

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending