Arkitekturë
Löyly – struktura e re popullore e Finlandës
Avanto Architects ka projektuar një restorant dhe saunë publike në afërsi të ujit që të përshtatej dhe dukej si formë natyrale e tokës. Projekti është realizuar nga druri dhe ka formën e një “manteli“.
Arkitekti krijues i saj Ville Hara preferon që ta quaj lëkuren e drurit të Löyly-së si “mantel“. Ky emërtim lidhet me fasadën gjeometrike këndore të ndarë nga hyrjet e ngushta të çarave që fshehin një strukturë të dytë. Hara thotë se “nga brenda ju shihni jashtë, por nga jashtë ju nuk mund të shihni brenda-vepron si një verbëri veneciane “.
Objekti u hap në Maj të vitit 2016 dhe “Löyly” është fjala finlandeze për avullin e krijuar nga hedhja e ujit në gurë të nxehtë.
Që nga propozimi fillestar i vitit 2011 projekti kishte disa ndalesa, mirëpo ai arriti të jetësohet falë udhëheqësve të tij që ishin aktori Jasper Pääkkönen dhe sipërmarrësi dhe anëtari i Parlamentit Antero Vartia.
Ndërsa për arkitektin e saj Hara ishte sfidë në vetit që të krijohej një ekuilibër ndërmjet privatësisë dhe transparencës. E krijuar nga një sërë pjerrtësish të trekëndëshave të krijuar nga mijëra lamela druri, manteli krijon hapësira kalimtare – të hapura dhe të mbrojtura nga elementet – për periudhat para dhe pas udhëtimeve në sauna. Në jug, fasada rrafshohet për të krijuar rrugën për shkallë të cilat çojnë në çatitë e tarracave.
Hara thotë se forma e përgjithshme e mantelit është projektuar në AutoCAD, por duke punuar jashtë përmasat dhe ndarjet e lamelave morën kohë. Nga 4,000 lamela gjysma janë unike, thotë ai, dhe secila duhet të modelohet në tre dimensione.
Falë pyjeve të bollshme, druri është një material ndërtimi popullor në Finlandë. Megjithatë, për mantelin e Löyly, kompania projektuese Avanto zgjodhi një produkt të ri që firma kurrë më pare nuk e kishte përdorur. Dru i lameluar me laminat nga një kompani e re finlandez e quajtur Nextimber.
Pllakat e pishave të përdorura për Löyly janë trajtuara nga ngrohja dhe janë pjekur dhe shtypur për të përmirësuar performancën strukturore dhe rezistencën ndaj motit. Sipas kompanisë prodhuese Nextimber, ky dru i modifikuar termo-mekanik është 20 deri 25 për qind më e fortë se druri tipik.
Struktura e mantelit është një skelet kompleks i bërë nga tubat e çelikut. Fillimisht i projektuar për të qenë i pavarur, pjesa e drurit u lidh përfundimisht në vëllimin e brendshëm në një duzinë vendesh. Nyjet e çelikut që janë të rrumbullakëta janë projektuar për të akomoduar gjeometrinë komplekse të strukturës, e cila krijoi pika ku takohen edhe gjashtë kolona çeliku.
Falë përdorimit të derivateve të drurit, verën e kaluar Löyly u bë struktura e parë e certifikuar nga FSC në Finlandë.
Saunat publikë janë krijuar rrallë në dekadat e fundit, dhe Löyly është tani një destinacion popullor, madje ky objekt ka tërhequr vëmendjen edhe The New York Times.
You must be logged in to post a comment Login