Featured
Lekaj tregon kur do të bëhet me pagesë qarkullimi në “Rrugën e Kombit” në Kosovë
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2017/08/rruga-e-Kombit.jpg)
Shqipëria ka marrë vendim që të gjithë ata që qarkullojnë në “Rrugën e Kombit” duhet që të bëjnë një pagesë. Mirëpo, kjo pagesë nuk bëhet pjesën e autostradës në territorin e Kosovës.
Edhe pse aktualisht në Kosovë kjo taksë nuk paguhet, një gjë e tillë do të ndodhë. Mirëpo, çmimi I kësaj takes do të jetë i leverdishëm për qytetarët e Kosovës.
Kështu ka thënë ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj në një intervistë për Ndërtimi.info.
Këtë pagesë, Lekaj e ka konsideruar projekt pozitiv për mirëmbajtjen e rrugëve në Kosovë.
“Unë kam thënë dhe prapë mendoj që është pozitive që e të mendojmë në këtë drejtim edhe pse qytetari jonë nuk ka buxhet familjar, por ne do të fillojmë do të jemi bukur korrekt me qytetarin, por çdo kund në botë, në çdo shtet perëndimor paguhet taksa për mirëmbajtje të rrugëve. Edhe ne do të mendojmë, jo ndoshta me çmime të larta pro të leverdishme për qytetarin tonë. Do të kemi në fokus edhe atë mirëqenien e tyre dhe në bazë të asaj që bëhet fizibiliteti ne do të hyjmë edhe këtij projekti që ka domethënie pozitive për mirëmbajtjen e rrugëve në Kosovë, në përgjithësi”, ka theksuar Lekaj.
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)