Featured
Çka thotë Lekaj që si doktor u bë ministër Infrastrukture [video]

Ka pasur disa pozita të ndryshme politike dhe aktualisht udhëheqë një nga ministritë më të rëndësishme në Qeverinë e Kosovës.
Pal Lekaj sapo ka shënuar 3 muaj në krye të këtij dikasteri. Mirëpo, pas emërimit të tij në këtë pozitë i kishin dhënë edhe epitete të tjera.
Lekaj në një intervistë për Ndërtimi.info ka folur edhe për këtë pjesë. Ai ka theksuar se nuk qenë aspak vështirësi që të marrë përsipër këtë ministri.
“Sa i përket pozitës sime është diskutuar si mjeku në infrastrukturë. Por ajo çfarë mund të them unë kam qenë drejtor shëndetësor pas luftës, pastaj kryeshef i ekzekutivit të Gjakovës, pastaj Kryetar i Gjakovës për dy mandate, deputet. Dhe sa i përket specializimit tim e kam të kryer menaxhimin. Dhe në këtë drejtim nuk ka qenë vështirësi që të marr obligimin dhe të jem i përgjegjshëm për dikasterin dhe e kam analizuar mirë. Por unë falënderoj Haradinajn që më ka caktuar në një dikaster që është i ndjeshëm por që mund të ketë impakt pozitiv drejtpërdrejta tek qytetarët, ka thënë Lekaj.
Ministri është shprehur i kënaqur me punën që është duke bërë si dhe optimistë për punët e ardhshme të ministrisë që drejton.
“Në këtë drejtim mendoj që jam duke e kryer pa asnjë vështërësi punën time dhe mendoj që do t’ia dalim me ndershmëri që të kryejmë obligimet tona ndaj qytetarëve por edhe ndaj vendit, ndaj shtetit në përgjithësi”, ka shtuar Lekaj.
