Connect with us

Featured

Xhamia e parë në Ballkan është ndërtuar në vitin 1289 në Kosovë [dokument]

Published

on

Kontaktet e para me Islamin në Ballkan nuk u zhvilluan me ardhjen e osmanëve në fund të shekujve 14-të dhe 15-të, por shumë më herët.

Muhammad Haxhiaxhiç, historian nga Sarajeva, përmend se në afërsi të Mostarit janë gjetur monedha nga periudha e kalifit Mervan II (745-750), e që janë paratë e para që kanë arritur në Bosnjë përmes tregtarëve arabë, të cilët kanë tregtuar në masë të madhe në Mesdhe; pasi në atë kohë Dubrovniku ka qenë një qendër e rëndësishme e tregtisë.

Xhamia në Mlike e cila mendohet të jetë e para në Kosovë, por tashmë krejt ndryshe në pamje

Kështu, është e mundur që për shkak të rrugëve tregtare në Dubrovnik, në fshatin Mlike të Kosovës, në vitin 1289, njëqind vjet para betejës së famshme të Fushë- Kosovës, kolonët dhe zejtarët nga qyteti sirian i Halepit të kenë ndërtuar xhaminë më të vjetër në Ballkan, atë të Haxhi Huseinit. Një pllakën e gurit qëndron e shtypur në gjuhën arabe se xhamia është ndërtuar në vitin 1289 dhe është rinovuar në vitin 1822, nga Ahmed al-Aga.

Sipas informatave historike, familja e al-Aga-s në periudhën prej vitit 1095 në kërkim të një jete më të mirë kishte arritur deri në Kosovë, por duke pasur parasysh se kjo ishte një familje e madhe, herë pas here në intervale të caktuara kohore ata ishin vendosur në pjesën jugore të Kosovës; dhe pasi janë përshtatur me mjedisin e ri, kanë vendosur që të qëndrojnë më gjatë aty. Dhe në vitin 1289 ata ndërtojnë aty edhe një xhami.

Në traditën dhe dokumentet popullore besohet që emigrantët ishin kryesisht nga provinca dhe qyteti i Halepit; pasardhësit e tyre të sotëm madje ende e mbajnë mbiemrin Halepovci (Aljabakovci) dhe ndodhen në Mlike, Krushevë, Dragash dhe Restelicë. Gjithashtu, pasardhësit e tyre mund të gjenden dhe në Prizren, ku punojnë si farkëtarë dhe zejtarë. Mund të gjenden edhe në pjesë të tjera të Kosovës dhe Maqedonisë. Ekzistenca e zanateve individuale në Gorë (zejtarit dhe farkëtarit) lidhet pikërsisht me këto familje.

Një dokument nga viti 1995  flet për emigrantët nga Halepi, të cilët u vendosën në Kosovë.

Si konfirmim i kësaj teze është dokumenti që muslimanët e këtij vendi e kanë marrë nga Damasku në vitin 1995 nga Ministria e vakufeve të Republikës Arabe të Sirisë, në të cilin në përkthim thuhet si vijon:

“Ne Muftinia e Qarkut të Halepit, Republika Arabe e Sirisë, konfirmojmë se familja e al-Agës është e famshme dhe e lashtë, anëtarët e së cilës kanë emigruar në vitin 1095, ndërsa emigrimi i tyre ka vazhduar deri në vitin 1291, ku ndërtuan xhaminë në fshatin e tyre në Mlike, me qëllim të kryerjes së riteve fetare. Mbi këtë bazë, kjo xhami është në të vërtetë pronë e këtyre familjeve, respektivisht familjeve të muslimanëve arabë të zhvendosur dhe nuk janë nga ndërtimet osmane. Ne vërtetojmë pronën e tyre dhe kërkojmë nga autoritetet që t’u ndihmojnë në këtë.”

Xhamia gjatë historisë së trazuar të Kosovës është djegur dy herë, por vendasit e kanë ruajtur me kujdes pllakën e gurit me mbishkrimin arab, duke e fshehur atë në nënkulm (papafingo) të shtëpive dhe vende të tjera të fshehta; duke ruajtur kështu edhe faktin se xhamia e parë në Ballkan është ndërtuar nga emigrantët selxhuk nga Halepi, njëqind vjet para betejës së Fushë – Kosovës.

Featured

Kompanitë kosovare ftohen të respektojnë Ligjin gjerman të furnizimit

Published

on

Ligji Gjerman i Zinxhirit të Furnizimit (Lieferkettensorgfaltspflichtengesetz – LkSG) ka hyrë në fazën e dytë të zbatimit më 1 janar 2024, duke zgjeruar fushëveprimin e tij për të mbuluar të gjitha kompanitë në Gjermani me mbi 1000 punonjës.

Zgjerimi do të shtojë rreth 2,000 kompani gjermane në kuadrin rregullator. Këto kompani do të aplikojnë kriteret që parashihen me ligj përgjatë gjithë zinxhirit të tyre të furnizimit dhe tek furnitorët jashtë Gjermanisë. Përfshirë këtu kompanitë nga Kosova që janë furnitorë të kompanive gjermane, apo që synojnë të bëhen furnitorë për kompani gjermane.

Ligji për Zinxhirin e Furnizimit u miratua në vitin 2021 dhe zyrtarisht hyri në fuqi më 1 janar 2023, duke iu kërkuar kompanive gjermane të plotësojnë kritere për të siguruar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut dhe çështjet mjedisore në zinxhirët e tyre të furnizimit global.

Ligji implementohet në tri faza: Në fazën e parë, ligji gjerman u aplikua për kompanitë me mbi 3000 punonjës në Gjermani. Përafërsisht 900 kompani të mëdha gjermane u detyruan ta zbatojnë ligjin.

Në vitin e parë të zbatimit, Zyra Federale për Çështjet Ekonomike dhe Kontrollin e Eksportit (BAFA) ishte përgjegjëse për monitorimin dhe zbatimin e ligjit. BAFA kreu 486 inspektime të kompanive të mëdha për të vlerësuar pajtueshmërinë. Vlerësimi i përgjithshëm i BAFA ishte pozitiv, duke gjetur se kompanitë ishin përgjithësisht të suksesshme në krijimin e sistemeve dhe proceseve të nevojshme për të përmbushur kërkesat e Ligjit në fazën e parë.

Megjithatë, zgjerimi i zbatueshmërisë së Ligjit Gjerman të Zinxhirit të Furnizimit në ndërmarrjet e  mesme pritet të paraqesë më shumë sfida.

Kompanitë kosovare që nuk i zbatojnë kushtet e parapara me këtë ligj, nuk do të mund të vazhdojnë apo fillojnë eksportin në Gjermani.

Continue Reading

Aktuale

‘Autostrada Hangar’ do të hapë dyert për publikun më 5 Mars 2022

Published

on

Autostrada Hangar synon të gjenerojë bashkëjetesë mes komuniteteve duke punuar dhe prodhuar së bashku si një ekip dhe do të përdoret veçanërisht për të plotësuar nevojën urgjente të një edukimi joformal dhe programeve të ndërtimit të aftësive në mënyrë që të fuqizojë të rinjtë në Kosovë dhe rajon.

“Edhe pse hapësira jonë u përdor si një nga ambientet kryesore të edicionit të tretë në 2021, ku patëm një vit mjaft të suksesshëm me ekspozitën tonë ndërkombëtare, programin e zhvillimit të aftësive dhe edukimit, më 5 mars ajo do të jetë gati të hapë dyert e saj me një dizajn i ri dhe një program vjetor.

Deri më tani, ne kemi qenë të përkushtuar për të institucionalizuar “Autostrada Hangar” si institucioni i vetëm i artit bashkëkohor në Prizren përmes krijimit të një programi publik vjetor bazuar në nevojat e komuniteteve dhe partnerëve duke ndjekur parimin e gjithëpërfshirjes, duke e bërë programin të hapur për komunitete të ndryshme dhe më shumë. ekologjikisht të qëndrueshme”, shkruan në njoftim./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Asociacioni i Arkitektëve shpallë zgjedhjet për kryetar

Published

on

Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, njofton se duke u bazuar në Ligjin Nr. 06/L-043, për Lirinë e Asocimit ne Organizata Joqeveritare dhe Nenit 27, të Statutit të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, të vitit 2020, shpallë Zgjedhjet e rregullta për Kryetarin e AAK-së

Kuvendi zgjedhor i Asociacioni i Arkitektëve kosovar, do të mbahet të mërkurën, më 30.03.2022 nga ora 17:00, në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës – Prishtinë.

Ftohen, të gjithë anëtarët e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës që të marrin pjesë në kuvendin zgjedhor, dhe në frymën e konkurrencës së lirë dhe kandidimit, të shprehin vullnetin e tyre për tu kandiduar për pozitën e kryetarit të a-a-k, duke u mbështetur në nenin 33, të statutit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending