Aktuale
Kështu bëhet shitja dhe shpronësimi i trashëgimisë kulturore në Kosovë
Trashëgimia kulturore është cilësuar si një ndër prioritet e Qeverisë së Kosovës. Por kohët e fundit kemi edhe raportime për rrënimet dhe shkatërrimet e monumenteve historike e më së shumti për ato në Prizren, raporton Ndërtimi.info
Megjithkëtë, ekziston Ligji për Trashëgiminë Kulturore. Ndër tjera ky Ligj tregon se kur mund të bëhet shitja dhe shpronësimi i trashëgimisë kulturore.
Sipas këtij Ligji, trashëgimia kulturore mund të shitet, trashëgohet ose dhurohet vetëm brenda territorit të Kosovës dhe në pajtueshmëri me Ligjin mbi pronën.
Trashëgimia kulturore e mbrojtur mund të shpronësohet në pajtim me legjislacionin relevant ku ka rrezik të identifikuar të dëmtimit të qëllimshëm ose shkatërrimit të trashëgimisë kulturore ose ku është ndërmarrë veprim i pamjaftueshëm nga pronari, poseduesi apo shfrytëzuesi për të mbrojtur kushtet dhe gjendjen e ruajtjes së trashëgimisë kulturore.
Referuar po të njëjtit Ligj, kompensimi i paguhet pronarit në bazë të vlerës në treg të pronës dhe reflektimit të kushteve të pronës. Niveli i kompensimit përcaktohet nga një komision i pavarur i themeluar nga Këshilli i Kosovës për trashëgimi kulturore.
Ndryshe, trashëgimia kulturore e mbrojtur që është në pronësi private dhe që përfiton nga fondet publike për punë rreth konservimit dhe restaurimit, sipas nenit 5 të këtij Ligji është subjekt i kërkesës për qasje publike për një periudhë kohore e cila do të përcaktohet me akt nënligjor.