Arkitekturë
Me kë martohen arkitektët?
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2017/12/ark.jpg)
Një grafikë interaktive botuar nga Bloomberg muajin e kaluar, e cila u bazua në informacionet e Zyrës së Regjistrimit të SHBA-ve të vitit 2014 nga më shumë se 3.5 milion familje, tregon se si profesionistët e martuar po çiftëzohen.
Nëse njerëzit martohen me njerëz nga e njëjta fushë (si artistët kanë prirjen ta bëjnë), ose jashtë profesionit të tyre (si fabrikuesit e metaleve, sekretarët dhe asistentët administrativë), Bloomberg tregon se rënia në dashuri mund të ketë të bëjë më shumë me afërsinë e punës sesa fatin .
Ja se si përputhen arkitektët dhe profesionistët e tjerë:
Arkitekët
Përderisa arkitektët kanë një tendencë për t’u martuar brenda profesionit, gjetjet tregojnë se arkitektët meshkuj martohen më shpesh me mësueset e shkollave fillore dhe të mesme. Ata gjithashtu martohen me dizajnere, sekretare, menaxhere dhe shitëse. Arkitektet femra në të dhënat e regjistrimit martohen arkitektë dhe administratorë të zyrave.
Inxhinierët civilë
Inxhinierët civilë nuk tentojnë të martohen me të njejtës fushë. Inxhinierët civilë kanë tendencë të martohen me punonjëse të kujdesit për fëmijët dhe mësueset e shkollave fillore dhe të mesme. Të dhënat gjithashtu tregojnë se ata martohen me infermiere dhe sekretare. Inxhinieret civile femra martohen me floktarë dhe ekspertë kozmetike.
Dizajnerët
Dizajnerët, si arkitektët, kanë tendencë të martohen me njëri-tjetrin. Dizajneret femra kanë një tendencë të fortë për t’u martuar me menaxherët meshkuj dhe juriste femra. Dizajnerët meshkuj martohen me sekretaret femra dhe meshkuj dhe mësueset femra.
Artistët
Artistët vazhdojnë traditën e tyre dhe sipas të dhënave, martohen me njëri-tjetrin. Dizajneret femra gjithashtu martohen me menaxherët meshkuj. Artistët meshkuj kanë tendencë të martohen me këshilltarë meshkuj dhe mësues të shkollave fillore dhe sekretare femra.
Punëtorët e ndërtimit
Të gjeturat e Bloomberg tregojnë se punëtorët e ndërtimit martohen me dikë brenda fushës së tyre. Punëtorët ndërtues meshkuj martohen më shpesh me shërbëtore dhe me punëtore të shtëpisë, arkëtare, ndihmës shëndetësorë, sekretare dhe mësuese të tjera të dizajnit si dhe specialiste të operacioneve të biznesit.
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)