Arkitekturë
Studenti Zeqir Hoxha që dekoroi përbrenda xhaminë e Hajvalisë
Arkitekturën nuk e konsideron thjeshtë një profesion, por më shumë se kaq. Mendon se e veçanta e botës së arkitekturës është frymëzimi dhe hulumtimi që bën për një projekt që i plotëson të gjitha kriteret për një arkitekturë të qëndrueshme.
Zeqir Hoxha edhe pse ende është në procesin e studimeve për arkitekturë, ka filluar ta gjejë vetëm mjaftë mirë në praktikimin e këtij profesioni.
Ai, së fundmi ka bërë dekorimin gjeometrik në xhaminë e lagjes Hajvalia në kryeqytet. Në këtë xhami ka krijuar një gjeometri të një fryme të re e me nuanca të ngjyrave të dekorimeve që sipas tij nuk janë përdorur në asnjë xhami tjetër.
Frymëzimi për këtë punë e kishte nga analiza e hollësishme e xhamive të Kosovës disa prej atyre në Stamboll.
Iden dhe përzgjedhjen e të gjitha dekorimeve e kishte të gjithën përsipër, por realizimi i tyre ishte bërë në bashkëpunim me disa artistë.
Pavarësisht punës së tij në këtë xhami, arkitekti i ardhshëm për Ndërtimi.info thotë se arkitektura e artit islam nuk është orientimi i tij i së ardhmes.
“Unë nuk kam zgjedhur arkitekturën e artit islam si orientim për të ardhmën, pasi që duhet një kohë pas studimeve që të jesh profesionist në një prej orientimeve bazë që mendon që mund të punosh dhe kontribuosh për arkitekurën në fusha të veçanta. Mendoj që orientimi im si arkitekt do të përcaktohet pas disa viteve që do të merrëm me arkitekurë. Por, unë si arkitekt plotësoj nevojat dhe kërkesat e klientit, që fillimisht baza kryesore është funksioni dhe analizat e përgjithshme që hasim në projekte të ndryshme në enterier, eksterier, e shumë elemente të tjera”, është shprehu ai.
Sipas tij në duhet të bëhen dekorime të cilat mund të jenë me elemente gjeometrike të artit islam duke bërë ndërlidhje në mes të tradicionales dhe bashkëkohores, por duke mos i ikur asnjëherë origjines islame.
Përmes punës që e karakterizon thjeshtësia, Hoxha po tenton që të krijojë trende edhe ide të cilat do ishin frymëzuese për të tjerët.
“Unë mendoj që e veçanta e punës time është që tentoj të krijoj një arkitekturë bashkëkohore dhe jam duke tentuar të krijoj trende dhe ide të reja që mund të jenë shumë frymëzuese për kohën tonë. Puna ime në arkitekturë karakterizohet me thjeshtësinë që mund të arrijë për çdo karakter të objekteve apo të enteriereve të ndryshme që kam projektuar dhe mendoj të projektoj në të ardhmen. Duhet angazhim dhe punë për të arritur deri te thjeshtësia dhe fokusi im është që të kemi qasje dhe arkitekturë më të thjeshtë në çdo karakter të ndërtimeve. Idetë e reja, kreativiteti dhe njohja e trendeve, si dhe e materialeve të reja, për mua janë baza e arkitekturës që mendoj të krijoj në të ardhmen, por duhet kohë të arrihet stili që mund të të definojë si arkitekt në bazë të projekteve që bën” është shprehur ai.
Duke marrë përsipër ushtrimin e profesionit edhe gjatë studimeve, Zeqir Hoxha tashmë ka hapur studion kreative “Space”, që përpos arkitekturës është edhe grupi i artit.