Featured
Komuna e Malishevës paguan mbi 5 mijë euro për rrënimin e tri shkollave
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2017/12/komuna-e-Malisheves.jpg)
Komuna e Malishevës do të bëjë rrënimin e objekteve të vjetra të shkollave në fshatrat, Astrazup, Mleqan dhe Shkozë, shkruan Ndërtimi.info
Rrënimin e këtyre shkollave të vjetra do ta bëjë kompania N.N “Themeli”-Malishevë.
Ky rrënim, komunës do t’i kushtojë 5 mijë e 400 euro, kështu është bërë e ditur në njoftimin e nënshkrimit të kontratës, e publikuar në faqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP).
Numri i dosjes së tenderëve për rrënimin e tri këtyre objekteve të vjetra shkollore ishin 12 ndërsa të pranuara ishin 8.
Sipas përshkrimit të kontratës, parashihet rrënimi me makinë i tri objekteve të vjetra shkollore me etazhitet P+1, me dimensione 20x20m si dhe transporti i materialit deri në deponi ku e cakton organi mbikqyrës në largësi 5-10 kilometra.
Gjithashtu, kompania sipas kontratës obligohet të rrafshojë bazën e objekteve të rrënuara dhe të mbushet me dhe pas rrafshimit.
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)