Arkitekturë
Përse duhet ta zhvendosni kuzhinën tuaj në garazhë
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2017/12/garage1.jpg)
Ka shumë arsye për të kthyer garazhin tuaj në një kuzhinë. Sidomos nëse bëhet fjalë për një garazh që e përdorni rrallë.
Nëse kuzhina juaj origjinale është shumë e vogël, ju jeni në gjendje ta zgjeroni zonën tuaj të punës dhe të krijoni kuzhinën që keni ëndërruar ta keni gjithmonë. Sapo të vendosni q ta ktheni garazhin tuaj në një kuzhinë, ka disa gjëra që duhet t’i mbani në mend në lidhje me projektin tuaj. Këtu janë disa këshilla.
Kuptoni bazat e konvertimit tuaj
Bëni një listë të të gjitha gjërave që mbani aktualisht në garazhin tuaj dhe gjeni vend për ato në shtëpi. Ka shumë dyqane të mëdha që shesin kuti të magazinimit që do t’i përshtaten mirë projektit tuaj. Ju gjithashtu duhet të nxirrni koston totale të konvertimit tuaj. Hulumtoni se si do ta financoni përmirësimin e shtëpisë, sepse do të merrte shumë para për të përfunduar këtë projekt.
Shikoni muret tuaja të cilat mbajnë ngarkesën
Nëse garazhin dhe kuzhinën i ndanë një mur dhe po mendoni që ta rrëzoni atë, atëherë rishikoni planet tuaja të ndërtimit për t’u siguruar që nuk po hiqni ose dëmtoni një mur me ngarkesë.
Një mur që mban ngarkesën është ai që me gjasë është duke e mbajtur të gjithë strukturën në këmbë. Nëse ju ndodh që të hiqni pjesë të gabuara, ju mund të rrezikoni që një pjesë e shtëpisë tuaj të shembet.
Mos harroni izolimin
Shumica e shtëpive të reja kanë garazhe të izoluara mirë, por ka ende disa shtëpi që nuk e bëjnë. Andaj izolimi është mjaft i rëndësishëm për ta mbajtur kuzhinën tuaj të re të izoluar nga i ftohti. Kuzhina do të ketë instalime hidraulike që do të duhet të mbrohen.
Kontrolloni Dritaret
Nëse garazhi juaj ka dritare, shqyrtoni përmirësimin e tyre në dritare më të mira dhe të dyfishta.
Vendosni se cilat do të jenë pajisjet e kuzhinës
Të gjitha llojet e pajisjeve do të duhet të vendosen për të shfrytëzuar më mirë strukturën. Bëni një plan të mençur të vendosjes së tyre dhe përzgjidhni ato më të vogla që të lironi hapësirën.
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)