Infrastrukturë
Diskutohet projekti i rrugës Zhegër-Gjilan, që kalon përmes rrugës së vjetër “Kumanova”
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2017/12/Rexhep-Kadriu-Enver-Hajrullahu.jpg)
Problemet me të cilat po ballafaqohen qytetarët e Anamoravës sot iu janë adresuar Zëvendësministrit të Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, shkruan Ndërtimi.info
Këto probleme ia adresoi këshilltari i Kuvendit Komunal të Komunës së Gjilanit nga Nisma për Kosovë, Enver Hajrullahu. Theks i veçantë në takimin ndërmjet tyre ishte rruga e vjetër Kumanovës, gjegjësisht rruga prej Lumit Morava që kalon ndërmjet Budrigës së poshtme dhe Velekincës që lidhet me Gjilanin.
Me një projekt të tillë, Hajrullahu po thotë se qytetareve të Zhegrës me rrethinë do t’iu mundësohet shkurtimi i rrugës për në Gjilan dhe anasjelltas.
“Arsyet që shpalosa ishin të shumta, sepse qytetarë e Zhegrës me rrethinë do t’i munësohet shkurtimi i rrugës për në Gjilan dhe anasjelltas që do të thotë do të përfitojnë ekonomikisht ne periudhën afatgjatë”, shkruan Harjullahu në profilin e tij në facebook.
Veç kësaj ai ka thënë se me implementimin e kësaj rruge kjo zonë do të ketë një zhvillim të shpejtë ekonomik, e që do të mundësohej edhe hapja e shumë bizneseve të ndryshme.
Me hapjen e pikës doganore ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë kjo rrugë sipas Hajrullahut do të jetë një arterie funksionale për qytetarët e dy këtyre vendeve.
“Shumë shpejt pritet të hapet pika doganore ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë kjo rrugë do të jetë një arterie shumë me funkionale se rruga ekzistuese për qytetraët e këtyre dy vendeve, sepse shumë familje tona jetojnë të ndara ne dy vendet dhe do të jetë një lehtësirë e madha pë ta”, shkruan tutje Hajrullahu.
E për këtë zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, është zotuar se do ta mbështesë, duke shtuar mbështejen e tij do ta kenë në të gjitha projektet që kanë të bëjnë me Komunën e Gjilanit.
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)