Connect with us

Aktuale

Lluka: Kontrata për “Kosovën e Re” publikohet nesër, Arbitrazhi nuk do të lejojmë të përsëritet

Published

on

Qeveria e Kosovës do të bëjë publike kontratën për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re” ditën e nesërme. Marrëveshja me kompaninë amerikane “Contur Global” në vlerë prej mbi 1 miliard euro u konsiderua  projekti më i madh në historinë e Kosovës.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka në një intervistë për Ekonomia Online, ka sqaruar së për shkaqe teknike marrëveshja nuk është bërë publike më herët.

“…kontrata është duke u finalizuar mes zyrës ligjore të Kosovës dhe të klientit në këtë rast, dhe unë pres që pas përfundimit të këtyre gjërave teknike, rrjedhimisht këtë javë të bëhet publike. Llogarite diku rreth data 29 dhjetor do të jetë publike kontratën”, ka thënë Lluka.

Kosova ka pasur histori në Gjykatën e Arbitrazhit, por kësaj radhe ministri Lluka ka treguar që janë siguruar që kjo histori të mos përsëritet, ngase kjo është sqaruar në kontratën me “Countur Global”.

“Nuk e kemi lejuar hapësirën për arbitrazh, për arsye se dënimet janë të paracaktuara me kontratë se nëse tërhiqet Kosova se çfarë ndodhë, se nëse tërhiqet ‘Countur Global’ çfarë ndodhë. Këto i kemi pasur me kujdes që ‘Countur Global’ mos ta padisë nëse tërhiqet Kosova me një shumë marramendëse për shkak që nuk ka arritur marrëveshjen financiare. Në këtë rast duhet me u kuptuar mirë që financat vijnë nga institucionet financiare tek kompania ‘Countur Global’ sepse ky interesim është krejt privat. Ajo çka e ndihmon këtë proces është garancioni që Kosova ka bërë me ‘Countur Global’ p.sh me blerjen e energjisë sepse një institucion financiar kur te sheh që Qeveria e garanton blerjen e energjisë për 20 vite normalisht që investimin e ka më të lehtë për ta bërë te investitori privat”, ka thënë ai.

Projekti më i madh energjetik do të fillojë të ndërtohet vitin tjetër e parashihet të përfundoj në vitin 2023, gjatë ndërtimit do të punësohen 10 mijë persona, ndërsa pas 20 vitesh do të jetë në pronësi të Qeverisë së Kosovës.

Ministri Lluka gjatë kësaj interviste ka dhënë detaje për këtë pjesë e cila ka ngritur “pluhur” në opinionin kosovar.

“Gjatë fazës së ndërtimit do të regjenorehen 10 mijë vende punë kurgjo gjatë operimit të saj do të jenë 500 vende pune. Do të investohen fonde për fazën e  komunitetit pra rreth termocentralit ku do të ndodhet, do të ketë fonde për zhvillimin e të rinjve në shkathtësi në fushën e  energjisë, pra benefitet do të jenë mjaftë të mëdha”, është shprehur ai.

“Pas 20 viteve ky termocentral do t’i kaloj Qeverisë së Kosovës normalisht pa asnjë kosto. Por gjatë këtyre 20 viteve interesi është shumë i madh për investitorin e madh për arsye se i garantohet një kthim në ekuitet rreth 18.5 për qind. Por po flasim vetëm për pjesën e ekuitetit që ata investojnë në këtë rast është 30 për qind e të gjithë investimit që shkon në ekuitet. Por nëse e shohim në investimin total kthimi në investim do të jetë diku 12 për qind, apo të themi që për 8 vite investitori do të kthej investimin pastaj 12 vite të tjera do të gjeneroj fitim për vete. Dhe ky është interesimi I tyre për këtë projekt dhe pas 20 viteve do të dalin nga ky projekt pastaj i transferohet qeverisë”, ka thënë Lluka.

Por i pari i Zhvillimit Ekonomik pranon se shtrenjtimi i rrymës është i paevitueshëm nga 11 % deri në 18%. E që sipas tij, ky është skenari më i keq që mund të ndodhë.

“Unë çka kom raportuar në mbledhje të qeverisë ka qenë situate aktuale dhe të gjitha senariot që e parashohin një rritje të rrymës, d.m.th unë kamë thënë që kemi senarion më të keqe kur kemi rreth 42 milionë euro të energjisë elektrike d.m.th për shkak të importeve në këtë rast do të rritej energjia siç ka thënë ZRRE, sepse ZRRE është përgjegjëse për rritjen e çmimeve dhe me këtë humbje parashihen diku 18 për qind rritje”.

“Gjithashtu kemi parapa një mase tjetër më agresive ku humbjet zvogëlohen në 30 milionë euro për shkak të punimeve më të ashpra me nxjerrjen e qymyrit apo prodhimit të energjisë në këtë rast do të rritej në 11 për qind mirëpo janë edhe format tjera ku financimi sigurohet qoftë përmes kredive qoftë përmes Qeverisë apo qoftë edhe përmes zvogëlimit të humbjeve apo keqpërdorimeve të ndryshme dhe në këtë formë nëse me të vërtetë tregohemi shumë strikt atëherë ka mundësi të evitohen tërësisht apo të minimizohen tërësisht këto humbje”.

“Si rezultat unë raportin e  kom dorëzuar tek Qeveria e Kosovës, e cila udhëhiqet nga kryeministri Haradinaj, dhe kryeministri e ka shikuar raportin, i ka shqyrtuar të gjitha mundësit ka vizituar KEK-unë dhe ka diskutuar në të gjitha format dhe ka parë mundësin që kjo rritje nuk duhet të ndodhë. Megjithatë unë e vlerësoj se kjo ka qenë qëllimi i raportit që të sjellim në vëmendje situatën aktuale. D.m.th unë nuk vendosi për rritjen e çmimit, unë e komunikoj atë se çfarë zyra e rregullatorit e cakton”, tha Lluka.

Lluka ka treguar gjithashtu edhe për një obligim kontraktual që e kanë ndaj “Kosovës A” dhe “Kosovës B”

“Kosova A do të mbyllet me fillimin e ‘Kosovës B’ dhe këtë e kemi obligim kontraktual dhe rehabitlimi i ‘Kosovës B’ është në situatën kur është duke u bërë studimi i fizibilitetit besoj që do të përfundoj deri në qershor të 2018 dhe mandej gjatë verës së ardhshme do të filloj rehabilitmi, sepse për të minimizuar ndërprerjet e rrymës gjatë rehabilitmit duhet të gjejmë formën kur edhe konsumi është më i vogli. Për të zvogëluar ndërprerjet e energjisë elektrike kosto totale parashihen të jetë 333 milionë euro. 35 milionë euro e kemi marrë donacion nga Bashkimi Evropian dhe pjesa tjetër do të jetë përmes financimit të Buxhetit të Kosovës qoftë edhe në formë të kredisë. Pra nuk  e mohojmë edhe mundësin e involvimit apo përfshirjes së investitorëve, por ne kemi të drejtë ligjore që deri në 49 për qind të ‘Kosovës B’, ta rivatizojmë, mirëpo në asnjë formë nuk kemi të drejtë të privatizojmë më shumë se 50 për qind sepse duhet të mbetemi vendimmarrës në këtë termocentral”, ka thënë ai.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending