Arkitekturë
Teknologjitë e së ardhmes që do ta lehtësojnë jetën tuaj
Çdo ditë e më shumë njeriu si qenie njerëzore po mundohet që t’ia lehtësoj vetës gjërat dhe punët. Në këtë aspekt po ndihmon pa dyshim edhe zhvillimi i teknologjisë.
Të ardhmes nuk mund t’i dihet por me aq sa shihet deri më tani fundi se kur do të përfundojnë zbulimi i “lehtësirave” për njerëzit nuk është aspak afër. Në këtë pjesë do të përfshihen edhe sanitarit dhe gjërat të cilat do t’i përdorim rreth shtëpisë apo në dhomat tona të gjumit.
Në vazhdim ne do t’i paraqesim vetëm disa nga ndryshimet të cilat do të vijnë në jetën e njeriut si rezultat i zhvillimit të teknologjisë e që do të jenë për të mirën e këtij të fundit.
Karriget, nuk do të jenë të njëjta as në formë, as në material dhe as në shumëçka tjetër përreth tyre. Ato do të jenë lehtë të manovrueshme në të ardhmen e afërt ashtu siç parashikohet momentalisht. Do të mund të përdoren si karrige, do të mund të lëvizin apo edhe të jenë në formë shtrati. Kështu do të ju përshtaten formës së trupit dhe dëshirës suaj.
Tavolinat, ndër problemet më të shpeshta tek personat të cilët qëndrojnë për një kohë të gjatë në laptop është çështja se sa e papërshtatshme është që të qëndrosh për një kohë më të gjatë me laptop në dorë. Kjo shkakton një mori problemesh me shëndetin dhe boshtin kurrizor. Kështu që edhe për këtë problematikë tani më është një zgjidhje e mundëshme.
Tavolina e tanishme e cila bënë pjesë tek teknologjitë ”Future tech”, ka eliminuar këto probleme. Ajo është jashtëzakonisht e përshtatshme për ta përdorur pothuajse në çdo vend.
Drita “ROOM-E-“, kjo lloj drite është zgjedhja më e mirë e mundshme për të gjithë ne. Ajo është automatike, e kjo i bie se ndizet në momentin që ne lëvizim si dhe ndalet kur ne jemi në gjumë. Përveç kësaj kjo lloj drite kursen sytë tanë nga lëndimet e mundshme kur ne jemi duke lexuar pasi është e programuar në atë mënyrë. E e mira së mirës është se drita “ROOM-E-“ ka edhe vendin për mbushës telefoni, kështu që juve ju mundëson që gjatë natës ta mbushni telefonin tuaj pa ndonjë problem.
Për sqarime të më tutjeshme
SHIKONI VIDEON
https://www.youtube.com/watch?v=jtT52k3Apc4
/Ndertimi.info/
You must be logged in to post a comment Login