Aktuale
MPMS: Sivjet në vendin e punës humbën jetën 9 persona
Ministria e Punës prezantoi projektin “Harmonizimi i legjislacionit të Kosovës me legjislacionin e BE në fushën e kushteve të punës.
Kryeinspektori i Punës në MPMS, Basri Ibrahimi bëri me dije se fatkeqësisht vetëm në këtë vit për pesë muaj kanë humbur jetën 9 qytetarë në vendin e punës. Vdekjet sipas tij po vijnë kryesisht në sektorin e ndërtimtarisë. Ai tha se fatkeqësisht kjo dukuri nuk po arrin të ndalet sepse edhe në vitin 2016 ka pasur 9 vdekje, transmeton kp.
Ibrahimi tha se fatkeqësisht siguria dhe shëndeti në punë nuk është e mirë.
Sirja Poder, përfaqësuese e BE tha se Bashkimi Evropian është e përkushtuar ta ndihmojë Kosovën financiarisht për kushtet e punës, sepse Kosova ka të ardhmen në BE dhe mbetet standard për plotësimin e kushteve për siguri në punë.
Edhe Leonora Ahmetaj nga MPMS tha se Kosova ka për obligim t’i implementojë 38 objektiva për siguri dhe shëndet në punë. Sipas saj, gjysma prej tyre janë plotësuar dhe pritet që deri në vitin 2020 të implementohen të gjitha objektiv.
-
Infrastrukturë3 days ago
Kryeministri i Tajlandës premton ndërtimin e objektit më të lartë në botë
-
Infrastrukturë2 days ago
Abdixhiku: Do të ndërtojmë termocentral me gaz gjysmë miliardësh
-
Aktuale2 days ago
Prokuroria Speciale e fton në intervistim zv. ministrin e Infrastrukturës Hysen Durmishin
-
Aktuale3 days ago
AVONET: Prokurori i rastit të dërgohet në procedurë disiplinore
-
Infrastrukturë2 days ago
Kryeministri Kurti ua dorëzon çelësat e banesave 56 familjeve në Graçanicë
-
Infrastrukturë3 days ago
Mali i Zi paditet nga Florin Krasniq për ndalimin e ndërtimit të dy hidrocentraleve të vogla në në Plavë
-
Infrastrukturë2 days ago
Polonia do të ndërtojë termocentralin e parë bërthamor në vitin 2026
-
Infrastrukturë2 days ago
Ministria e Infrastrukturës mbështet Vushtrrinë me 600 mijë euro për asfaltimin dhe rehabilitimin e rrugëve
You must be logged in to post a comment Login