Aktuale
Zvarritet tenderi për asfaltimin e rrugës Babush-Tërn-Luboc-Koshare-Slivovë
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2017/12/asfa.jpg)
Për tenderin e asfaltimit të rrugës Babush-Tërn-Luboc-Koshare-Slivovë, po ka ankesa. Dy operatorë ekonomik, NPSH “Bageri” N.P.N “Renelual Tahiri” Sh.P.K po pretendojnë se Ministria e Infrastrukturës me këtë tender nuk ka respektuar Ligjin e Prokurimit Publik (LPP), shkruan Ndërtimi.info
Kompania NPSH “Bageri” është ankuar në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) të njohur edhe si Gjykata e Tenderëve, duke potencuar se këtë ankesë e bëjënë për të treguar se Ministria e Infrastrukturës ua ka shkelur të drejtat substanciale.
Ku kanë theksuar se sipas dispozitave të LPP, Autoriteti Kontraktues (AK) në këtë rast Ministria e Infrastrukturës ka bërë bërë shkelje të Ligjit të Prokurimit Publik neni 1, 2, 52 (pika 7), neni 7 (pika 1.2.4 barazia në trajtim/jo disikriminim), neni 59 (pika 2,4) si dhe neni shkelje të nenit 69 dhe 72.
Tutje, thuhet se në nenin 60, kriteret për dhëninen e kontratës, Ministria e Infrastrukturës do t’ia jap kontratën publike operatorit ekonomik që ka dorëzuar 1.1 tenderin e përgjegjshëm me cmimin më të ulët.
Kompania NPSH “Bageri” sipas njfotimit ishte eliminuar për arsyeje të cmimit i cili nuk ka qenë si ofertë më e lirë për këtë tender.
Në ankesë thuhet se janë viktimizuar nga ana e një keqpërdorimit të kompanisë “Papeenburg & Adriani”.
“Në përgjigjen e AK se gjeodeti Muzafer Mustafa është i angazhuar edhe në dy projekte të tjera të lidhura mes MI dhe “Papenburg & Adriani” pasi që gjeodeti në fjalë me anën e deklaratës nën betim të notorizuar nga noteri dëshmon nën betim se ai nuk ka njohuri për këto dy kontrata të OE në fajlë dhe se është keqpërdorur kopja e diplomës së tij. Në këtë ankesë ne po ua dërgojmë si shtojcë këtë deklaratë të gjeodetit Muzafer Mustafa të cilën ia kemi prezantuar edhe K bashkë me ankesën tonë: Jemi të mendimit që kjo deklaratë duhet të analizohet, shqyrtohet nga ana e juaj dhe se këtu ka vend për një hulummtim më rrënjësor të keqpërdorimit të dokumentit personal”, thuhet në ankesën e drrejtuar në OSHP.
Po për të njejëtin tender, pra, asfaltimi i rrugës Babush-Tërn-Luboc-Koshare-Slivovë”, ankesë ka bërë edhe kompania N.P.N “Renelual Tahiri” Sh.P.K
Kjo kompani po pretendon se Ministria e Infrastrukturës ka vepruar kundër LPP. Ankuesi ka theksuar se Ministria ka shkelur nenin 1, 6, 59, 60, 62, 65, 69, 72 të Ligjit të Prokurimit Publik.
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)