Aktuale
Neglizhenca e Gjykatës e dështon seancën për rastin e punëtorit të vdekur të “Bechtel&Enka”-s
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2017/12/Gjykata.jpg)
Neglizhenca e Gjykatës Themelore në Ferizaj, dega në Kaçanik ka bërë që të dështojë seanca fillestare që do të mbahej sot për rastin e të ndjeri Tafil Tafallari që humbi jetë në vendin e punës me 28 tetor, raporton Ndërtimi.info
Shkëndije Ahmeti
Gjykata nuk ka lëshuar ftesë zyrtare për seancën e sotme që i akuzuari, Meriton Salihu të sillet në seancë. Ai ka qenë shofer i automjetit që ka shkelur për vdekje Tafil Tafallarin. Që nuk pati koordinim për këtë senacë e tha edhe avokati i palës së akuzuar, Ramiz Krasniqi.
Gjyqtari i rastit “Tafallari”, Shabi Idrizi, i tha Ndërtimit.info se pa ndonjë qëllim kanë harruar që ta bëjnë ftesën.
“Kisha probleme me shëndetin, pastaj edhe ditët vikendit, jam shkëput pak sa. Por pa ndonjë qëllim nuk është lëshuar, dhe senaca e sotme shtyhet për të të premten”, thotë gjyqtari.
Derisa gjykata me neglizhencën e saj dështon seancën, të akuzuarit nesër i skadon edhe masa e arrestit shtëpiak.
Ftesë për seancë sipas rregullores nuk kishte pasur as avokati i të akuzuarit, Ramiz Krasniqi. Por, me kërkesë të familjes kishte shkuar në Gjykatë.
Madje ai tregoi se i akuzuari nuk është sjellë në Gjykatë shkak i moskordinimit mes Gjykatës dhe statcionit policor në Obiliq. Edhe Krasniqi doli nga zyret pa ndonjë shpjegim të saktë.
“Mirëpo arsyeja pse nuk e kanë sjellë nuk e di sepse Gjykata nuk na dha shpjegim…zaten Gjykatat nuk dhënë edhe shumë shpjegie. Mirëpo është me rëndësi, nuk e kanë sjellë statcioni policor në Obiliq, arsyeja të mos sjellës nuk i di sespe nuk ka konfirmim nga policia”, tha Krasniqi.
Derisa klientit të tij nesër i skadon arresti shtëpiak, Krasniqi nuk po e sheh të udhës që ai të mbahet më në këtë arrest. Madje, ai në seancën fillestare do të kërkoj që klienti i tij të lirohet, meqë sipas tij provat e administurara deri më tani janë në anën e tij.
“Ne nuk do të pranojmë fajësinë, kështu do të vazhdojmë. Unë kërkoj të lirohet sepse konsideroj se nuk ka lëshime nga ana e shoferit në këtë rast fat, fakteqësisht. Gjykata duhet ta bie një vendim në bazë të provave që do të administrohet dhe provat flasin në favor të klientit tim”, theksoi ai.
Mbi ekspertizën e nxjerrë nga eksperti i komunikacionit, Krasniqi po ka paqartësi, e që sipas tij është shumë konfuze.
“Ne e kemi një aktakuzë e cila për mendimin tim nuk thotë asgjë e kemi një ekspertizë të ekspertit të komunikacionit e cila është tepër konfuze dhe e paqartë sepse eksperti nuk shpjegon në mënyrë të qartë se cilat janë lëshimet e vozitësit të kamionit dhe lëshimit të viktimës”, përfundoi ai.
Në aktakuzën e siguruar nga Ndërtimi.info i akuzuari nuk ka dhënë sinjale paralajmëruese të zërit, dhe nga pakujdesia me rrota të mbrapme të anës së djathtë kamioni ka kaluar mbi viktimë.
Rikujtojmë që inspektoriati i punës, për këtë rast ka dënuar kompaninë “Bechtel&Enka” me 7500 euro gjobë.
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)