Arkitekturë
“Arkitektura nuk bazohet mbi beton e çelik”
Secili njeri mund të ketë një gjykim apo përkufizim personal lidhur me gjëra të caktuara. E njëjta gjë ndodhë edhe në arkitekturë. Njerëzit e vlerësojnë këtë fushë nga këndvështrimi personal, që i bie se secili individ ka një përkufizim të ndryshëm nga tjetri.
Ne do t’iu paraqesim disa nga përkufizimet e arkitekturës nga arkitekti polako-amerikan Daniel Libeskind i cili është edhe profesor dhe projektues i shumë monumenteve të rëndësishme në gjithë botën. Duke përfshirë këtu Muzeun Hebraik në Berlin të Gjermanisë, shtrirjen në Muzeun e Artit të Denverit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Teatrin e Kanalit të Madh në Dublin, Muzeun e Luftës Perandorak në Manastirin e Madh të Anglisë dhe shumë ndërtesa e objekte të tjera.
Ja çfarë është arkitektura sipas Libeskind:
“Arkitektura nuk bazohet mbi beton e çelik dhe karakteristikat e tokës. Bazohet mbi mrekullinë. Dhe kjo mrekulli është ajo që ka krijuar qytetet më të famshme, hapësirat më të mrekullueshme që kemi pasur. Kjo është arkitektura për mua. Është një histori. Midis të tjerave, një histori e treguar nëpërmjet materialeve të forta të ndërtimit. Por, është histori e përpjekjes dhe luftës kundër pangjashmërisë. Nëse mendoni për ndërtesat e mëdha, katedralet, tempujt, piramidat, pagodat, qytetet indiane e më tutje, arrin të kuptosh sa e mrekullueshme është që janë realizuar jo nga ide abstrakte, por nga njerëzit.”
“Gjithçka që është ndërtuar mund të shkatërrohet. Çdo gjë që është bërë, mund të ribëhet më mirë. Kjo është: gjërat në të cilat unë besoj vërtet janë të një arkitekture të rëndësishme. Këto janë dimensionet që më pëlqen të punoj. Është diçka shumë personale. Ndoshta, jo dimensionet që pëlqejnë kritikët e artit ose të arkitekturës ose projektuesit e qyteteve. Por, unë mendoj, këto janë oksigjeni i nevojshëm që ne të jetojmë në ndërtesa, të jetojmë në qytete, të lidhemi në hapësirën sociale.”
Këto përkufizime të arkitekturës nga Libeskind janë marrë nga njëri prej prononcimeve të tij të cilin e ka pasur për mediat. Përndryshe, Daniel Libeskind ka fituar edhe konkursin për të qenë arkitekti i master planit për rindërtimin e faqes së Qendrës Botërore të Tregtisë në Lower Manhattan.
Këto janë vetëm disa nga projektet e këtij arkitekti.
/Ndertimi.info/
You must be logged in to post a comment Login