Featured
Përfitimet e Kosovës nga autostrada Nish-Prishtinë-Durrës, sipas Lekajt
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2017/12/lekaj-1-650x358.jpg)
Në vitin 2018 Serbia do të fillojë ndërtimin e autostradës nga Nishi në drejtim të Prishtinës, që ndryshe njihet si “Autostrada e Paqes” (Nish-Prishtinë-Durrës).
Kështu ka deklaruar zëvendëskryeministrja serbe, njëkohësisht edhe ministre e Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës, Zorana Mihajloviç.
Hapja e kësaj autostrade konsiderohet investim me prioritet të lartë, pasi identifikohet si drejtim rrugor rajonal nr. 7 në Rrjetin Kryesor të Transportit të Evropës Jug-Lindore që do të lidh Detin Adriatik- Shqipërinë Veriore, Prizrenin, Prishtinën, Merdaren deri në Nish (Serbi) me Korridorin X të TEN-it (Transport Europian Netëork).
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj në një prononcim për Indeksonline ka thënë se kjo autostradë do i mundësojë Kosovës qasje të shpejtë në korridoret kryesore rajonale dhe evropiane.
“Kosova përmes këtij korridori do të këtë qasje të shpejtë në korridoret kryesore të Rajonit dhe lidhje me korridoret Evropiane. Pas lëshimit në qarkullim të segmenteve të Autostradës R7, Morinë – Gjurgjicë (lidhja me N9) – Bresje – Besi, Ministria e Infrastrukturës në bashkëpunim me ËBIF-in, EBRD dhe EIB-në, ka përfunduar Plotësimin e Studimit të Fizibilitetit dhe Ndikimit për segmentin Besi – Merdare (Kufiri me Serbinë) në gjatësi prej 28 Km”, tha Lekaj.
Lekaj sqaroi se në vitin 2017 janë definuar Termat e Referencës dhe është përzgjedhur Kompania Konsulente.
“Gjatë këtij viti janë definuar Termat e References dhe është përzgjedhur Kompania Konsulente për hartimin e Projektit Preleminar nga Besi – Merdare, i cili financohet nga ËBIF. Kompania Konsulente ka përgatitur dhe prezantuar Raportin Preliminar të projektit për segmentin e Autostradës Besi – Merdare si dhe janë duke vazhduar aktivitetet në terren”, shtoi ministri Lekaj.
Projekti preliminar pritet që të përfundojë në dhjetor të vitit 2018, pas përfundimit të projektit do të vazhdohet me definimin e hapave të mëtejmë të financimit të këtij projekti i cili ka një kosto të përafërt prej 168 milion eurove.
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)