Connect with us

Trashëgimia

Kisha në Gjakovë që për dekada ruajti origjinalitetin e vitit 1882

Published

on

Është ndër kishta më të veçanta dhe të rëndëishme që ka Gjakova dhe Kosova në tërësi. Ky objekt fetar është ka afër edhe dy të tilla. Kisha e Shën Ndout gjendet në “Rrugën e katolikëve”, përballë Kishës së Shën Palit dhe Shën Pjetrit, në Gjakovë. Kisha e parë ishte ndërtuar më 1882 dhe quhej Kisha e Patër Milës, por ajo u shkatërrua më vonë. Më 1931, Patër Lorenc Mazreku e ndërtoi në të njëjtin vend kishën e sotme. Kjo kishë u quajt “Shënjtorja e Shën Antonit të Padovës” ose ndryshe “Kisha e Shën Ndout”.

Ky objekt fetar është trashëgimi kulturore e Kosovës, e cila që nga viti 2013 është nën mbrojtje të përkohëshme.

Kjo kishë u rinovua disa herë, me ç’rast iu bashkëngjitën edhe konaqet, zyrat, nyjat sanitare, por duke iu përmbajtur arkitekturës origjinale. Kisha i takon tipit të kishave me një nef drejtkëndësh dhe me dy kambanore. Me boshtin e saj gjatësor, kisha është e orientuar në drejtimin perëndim – lindje. Hyrja në objekt gjendet në anën perëndimore dhe është e theksuar me dy kambanore.

Dera në hyrje të kishës është e thjeshtë dhe pa dekorime të portalit që përfundon me hark. Kisha përbëhet nga narteksi, naosi dhe prej hapësirës së altarit me sakrastine. Enterieri në kuptimin arkitektonik është i pastër dhe i dukshëm me bazë drejtkëndore dhe gati simetrik. Në anën jugore të Kishës është i bashkangjitur aneks objekti i administratës.

Në vazhdim të nefit gjendet hapësira e altarit me bazë katrore dhe altari, i cili paraqet elementin dominues të kompozicionit të enterierit. Kambanoret janë të vendosura në anën lindore dhe theksojnë hyrjen në kishë. Kulmi i tyre është i thjeshtë – katërujor.

Enterieri i sotëm i kishës nuk është në gjendjen origjinale të saj pasi që në fillim të viteve ‘90 janë kryer punime në brendinë e kishës (ka ardhur gjerë te përdorimi i materialeve të reja si mermer dhe qeramikë).

Fasadat e kishës kanë një arkitekturë të pastër jo të ngarkuar me detale, ku vlen të ceket sidomos përfundimi i hapjeve me gjysmëhark. Karakteristikë tjetër në këtë objekt është që përfundimi i çdo pjese të objektit në lartësi përfundon me nga një dekor të thjeshtë, në një ritëm të rregullt. Hapjet e dritareve janë të rregulluara në një rresht nga katër dritare në çdo anë (fasada veri dhe jug).

Trashëgimia

Në Bostan të Novobërdës fillojnë gërmimet arkeologjike

Published

on

Në lokalitetin arkeologjik të fshatit Bostan në Komunën e Novobërdës, kanë nisur hulumtimet dhe gërmimet arkeologjike.

“Përmes zbulimeve arkeologjike formësohet historia e lashtë e vendit tonë.”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

Ky lokalitet  në mesin e banorëve njihet me emrin “Gumnishtë” dhe ndodhet në lartësi mbidetare 957m, ndërsa qëllim i këtij hulumtimi është konfirmimi i një qendre banimi që lidhet me periudhën e Mbretërisë Dardane.

Continue Reading

Trashëgimia

Gjendet një vend me përplot bukuri natyrore në Kalanë e Vuçakut në Drenas

Published

on

Gjendet në një vend me përplot bukuri natyrore dhe potenciali e rëndësia historike që ka e bën tejet të veçantë Kalanë e Vuçakut në Drenas.

Ndërhyrjet në këtë kala kanë nisur dhe në fokus kanë pastrimin, konservimin e strukturave dhe përgatitjet që ky monument të jetë në shërbim të turizmit kulturor.

“Ky do të jetë një vit intensiv me punë në arkeologji”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia

Restaurohet shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova si aset i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore

Published

on

Shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova, me arkitekturë tradicionale të fundit të shekullit VIII-të gjendet në pjesën e vjetër të qytetit dhe ka pamje mbresëlënëse.

Ndodhet mes Muzeut Historik dhe hapësirës ku është i vendosur busti i Sylejman Vokshit.

Gjakova njihet si qytet i kulturës, traditës dhe qytetërimit. Investimet në ruajtjen trashëgimisë kulturore nga MKRS nuk do të ndalen./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending