Aktuale
Këto janë arsyet që të gjitha qeveritë i çojnë paratë e Kosovës në asfalt
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2017/12/asfaltet.jpg)
Për investimet kapitale, Qeveria e Kosovës ka ndarë 687 milionë euro, apo 33 për qind e buxhetit të 2018-ës.
Ku kryesisht kjo shumë shkon në rrugë dhe në shtrimin e asfaltit. Investim në rrugë dhe shtrim të asfaltit po ndodh qëllimshëm nga qeveritarët.
Sipas hulumtuesit të Institutit “RIINVEST” Visar Vokrri, investimi në asfalt po bëhet me qëllimin se efektet janë më të shpejta dhe më afatëshurtëra. Por si aryseje tjetër Vokrri thotë të jetë edhe infrastruktura relativisht e vjetëruar.
“Unë them që investimet kapitale, kryesisht në rrugë, janë bërë për dy arsyeje. E para se kemi pas një infrastrukturës relativisht të vjetëruar dhe është dashur që të investohet”, tha ai.
Por investimi në ndërtimin e autostradave, sipas Vokrrit ka mundur të shtyhet për më vonë, dhe ato para të investohen në fusha tjera të ekonomisë.
“Mirëpo disa projekte të mëdha, ndërtimi i autostradave, ndoshta kanë mundur që të shtyhen për një periudhë më të mëvonshme, duke pas parasysh nevojën e investimeve në fusha tjera të ekonomisë. Pra, këtu mendoj që investimet kanë qenë të qëllimshme në këtë sektor sepse edhe efektet kanë qenë më të shpejta dhe janë afatëshkurtëra. Pra, nëse i orientojmë në segmente tjera të ekonomisë këto investime kapitale, unë mendoj që efektet kishin me qenë shumë më të qëndrueshme dhe afatgjata”, është shprehur Vokrri.
Tutje ai ka theksuar se gjithë kjo po bëhet në mënyrë që qeveritë të cilat investojnë në këto rrugë, t’i gëzojnë brenda afati qeveritar.
“Kam përshtypjen që ndonjëherë edhe qëllimshëm investohet në projekte kapitale të tilla, në rrugë për të mundur t’i gëzojnë ose me i pa këto benifite brenda një afati qeveritar. Në fakt rritjen ekonomike po ia atribuojnë qeverisjes së mirë të tyre, pra idesë për të investuar në rrugë dhe asfalt”, theksoi Vokrri.
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)