Aktuale
Skenderaj nuk respekton Ligjin e Prokurimit Publik, zvarrit asfaltimin e kësaj rruge
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2017/12/Komuna-e-Skenderaj.jpg)
Asfaltimi i rrugës Kuçicë-Ternafc, në Skenderaj do të zvarritet edhe për një kohë, shkruan Ndërtimi.info
Kjo pasi që Gjykata e Tenderëve i ka anuluar Komunës së Skenderaj dhënien e këtij tenderi, duke e kthyer atë në rivlerësim. Meqë komuna nuk ka respektuar Ligjin e Prokurimit Publik (LPP).
Lidhur me këtë tender Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) kishte marr ankesë nga Operatori Ekonomik “Lirigzoni”-Skenderaj, OE “Bajraktari”-Vushtrri dhe OE “Mirusha Company”-Klinë.
Operatori Ekonomik “Lirigzoni”-Skenderaj, si palë e pakënaqur në ankesë ka pretenduar se Autoriteti Kontraktues, në këtë rast Komuna e Skenderaj nuk ka respektuar Ligjin e Prokurimit Publik (LPP), ku kështu komuna ka vepruar në kundërshtim me nenet 5, 6, 7, 59, 67 dhe 72 të LPP.
Kurse, ankuesi tjetër “Bajraktari”-Vushtrri, ka pretenduar se komuna ka vepruar në kundërshtim me nenet 41.2 i RrUOPP- dhe Rregullorja për çmime jo/Normalisht të ulëta.
Edhe kompania “Mirusha Company” po ankohet se Skenderaj nuk ka respektuar nenin 7, 59 dhe 60 të LPP.
Pas shqyrtimit të ankesave, paneli shqyrtues ka konstatuar dhe vlerësuar se Komuna e Skenderajt gjatë vlerësimit të ofertave nuk i ka zbatuar procedurat e parapara në nenin 59 dhe 61 të LPP, për faktin se OE ankuese “Bajraktari” dhe “Lirigzoni” janë eliminuar pa i zbatuar në tërësi procedurat e parapara në nenin 61.5 të LPP dhe Rregulloren për çmime jo/normalisht të ulëta.
Në rastin konkret komuna nuk ka bërë shqyrtimin e ofertave financiare sipas procedurave “inter partes” e paraparë në paragrafin 1 të nenit 4 të Rrregullores për çmime Jo/Normalisht të ulëta dhe njëherit nuk është njoftuar KRPP, lidhur me çmimet e konsideruara si çmime jo/normalisht të ulëta nga AK-ja.
Paneli shqyrtues, konstaton se Komuna e Skenderajt gjatë vlerësimit duhet të sqaroj edhe njëherë në detaje çështjen në lidhje me pretendimet e lartëpërmendura dhe dokumetet e tjera të parapara sipas nenit 72 paragrafi 2 dhe neni 59.2 i Ligjit të Prokurimit.
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)