Aktuale
OSHP i anulon Rahovecit këtë tender
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2017/12/komuna-e-rahovecit.jpg)
Është kthyer në rivlerësim tenderi i Komunës së Rahovecit, për mbështetje të komunës në hartimin e planit zhvillimor komunal, shkruan Ndërtimi.info
Deri te rivkerësimi erdhi pasi Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) kishte pranuar një ankesë nga Operatori Ekonomik, “Prima Engineering”-Prishtinë, kundër Komunës e Rahovecit lidhur me këtë aktivitet të prokurimit.
Ankuesi si palë e pakënaqur ka deponuar ankesë në OSHP, duke pretenduar se Autoriteti Kontraktues, në këtë rast Komuna e Rahovecit ka bërë shkelje esenciale të dispozitave të Ligjit të Prokurimit Publik (LPP).
Në ankesë thuhej se komuna nuk ka respektuar nenin 7 të LPP, barazimi në trajtim/jo diskriminim, nenin 59, 80 si dhe nenin 108 zgjedhja preliminare e mosmarrëveshjeve LPP.
Pas kësaj ankese OSHP ka autorizuar ekspertin e tyre për të shqyrtuar vlefshmërinëe të gjitha prtendimeve të palës ankimore.
Ku eksperti shqyrtues bazuar në dokumentacionin që ka pranuar në shqyrtim, ka konstatuar se Komuna e Rahovecit, lidhur me këtë aktivitet të prokurimit ka aplikuar procedurë të kufizuar.
Veç kësaj thuhet se lloji i kontratës është, shërbime kosulente-konkurs i projektimit, vlera e mesme.
Kurse sa i përket pretendimit të Operatorit Ekonomik, lidhur me nenin 7, eksperti shqyrtues ka vërtetuar se ky pretendim nuk qëndron, pasi që sic thuhet Komuna e Rahovecit nuk ka trajtuar, ekzaminuar, ofertat e operatorëve ekonomik pjesëmarrës në këtë aktivitet të prokurimit.
E për këtë theksohet se nuk mund të thuhet nëse Komuna ka verpuar në të mirë apo në dëm të një Operatori Ekonomik pjesëmarrës duke e diskriminuar në një ose më shumë operatorë ekonomik.
Pas gjithë shqyrtimit, panesli shqyrtues konstaton se duke u bazuar në nenin 80 të Ligjit të Prokurimit Publik dhe Rregullat dhe Udhëzuesi Operativ për Prokurim Publik (UOPP), në pikën 57.26- “Juria do t’i vlerësoj projektimet vetëm në bazë të kritereve të shënuara (pikat e peshës së shënuar në dosjen e konkursit të projektimit), 57.27-. Gjithashtu, “Juria do të bëjë përpjekje të arsyeshme për të arritur një vendim me konsensus.
Por në rast se nuk arrihet një marrëveshje me konsensus, atëhere, secili anëtarë i jurisë do ta vlerësojë vecmas secilin projekt ideor dhe të jep pikë për projektin ideor bazuar në kriteret e shënuara në dosjen e konkursit ëpr projektim. Pikët përfundimtare për secilin projekt ideor realizohen duhe i mbledhur pikët nga të
gjithë anëtarët e jurisë.
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)