Arkitekturë
Projekti i studentit shqiptar për Xhaminë Qendrore në Tiranë që të lë pa mend [foto&plani]
Një xhami krejt ndryshe nga to që jemi mësuar t’i shohim në trojet shqiptare është projektuar që të ndërtohet në Tiranë. Derisa xhamitë në Shqipëri dhe në Kosovë janë kryesisht të stilit otoman, kjo xhami e projektuar nga arkitekti Festim Toshi, bën një kthesë të rëndësishme kah modernizimi arkitektonik i xhamive, shkruan Ndërtimi.info.
Projekti i kësaj xhamie në formë të trëndafilit dhe krejtësisht e bardhë ishte prezantuar për Kompleksin Fetar – Xhamia e Re.
Toshi kishte projektuar që kjo xhami të ndërtohet në pjesën e qytetit të Tiranës , “Rruga e Unazës së Vogël” pranë “Lana” dhe “Punëtorët e Rilindjes”, e cila vazhdon pas “Rrugës së Elbasanit”. Përzgjedhja e vendit është bërë edhe duke marrë parasysh që kjo zonë është i lidhur me dy linja të transportit urban me stacionet përkatëse pranë sheshit.
Në projektin e tij, Toshi ka theksuar se territori është një zonë e përshtatshme për ndërtim disi social, dhe ka një shtrirje interesante. E, që i gjithë kjo xhami do të ndërtohej në një hapësirë prej 20.000 metra katrorë.
Toshi ka planifikuar se territori në të cilën do të ndërtohej kjo xhami do të ruante edhe funksionin aktual, të qenurit park. Një pjesë e hapur do të ishte në funksion të qytetarëve gjatë gjithë viti, ndërsa për rite fetare do të përdorej vetëm dy herë në vit, në dy festat e Bajramit.
Mirëpo, pavarësisht këtij projekti të veçantë xhamia e re në Tiranë ka filluar të ndërtohet në vitin 2013 në bazë të një projekti të stilit klasik otoman, ndërthurje me tradicionalen e ngjashme me Xhaminë Blu në Stamboll.
Arkitekturë
Çfarë fshihet nën strukturat komplekse sipas arkitektit japonez Sou Fujimoto
Arkitekturë
Arkitektura përmes syve të francezes Odile Decq
Arkitekturë
Le Corbusier: Forma, funksioni dhe modernizmi në arkitekturë
-
Aktuale3 days ago
Zyra e Kryeministrit Kurti furnizohet me mobile luksoze në vlerë prej 54 mijë euro
-
Infrastrukturë3 days ago
Përparim Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet!
-
Infrastrukturë3 days ago
Industria e ndërtimit në Mbretërinë e Bashkuar optimiste për rritje
-
Infrastrukturë3 days ago
Foster + Partners zbuloi planet kullën zyre prej 140,000 metra katrorë në Nju Jork
-
Infrastrukturë3 days ago
Njërës prej shtëpive më të bukura të Prizrenit po i kthehet shkëlqimi
-
Infrastrukturë3 days ago
A mundet robotika në arkitekturë të përmirësojë dizajnin dhe ndërtimin e objekteve?
-
Infrastrukturë3 days ago
Kur është hipokrizi simbolizmi arkitektonik?
-
Infrastrukturë3 days ago
Nënshkruhet marrëveshje për energji më të pastër me MCA-Kosova