Featured
Për 100 ditë MMPH-ja ka ndërprerë gjashtë ndërtime

Për 100 ditë Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) ka ndërmarrë disa veprime edhe në fushën e planifikimit hapësinor, ndërtimit dhe banimit.
Në kuadër të këtyre veprimeve kjo ministri ka bërë 56 inspektime me procesverbal, 6 vendime për ndalim të aktiviteteve, 1 inicim në Gjykatë për kundërvajtje si dhe 13 përgjigje ndaj ankesave të qytetarëve, shkruan Ndwrtimi.info
Se kjo është realizuar bëhet e ditur në raportit 100 ditor të punës së Qeverisë së Kosovës, të cilin kryeministri Ramush Haradinaj ua dorëzoi dje presidentit Hashim Thaçi dhe kryeparlamentarit Kadri Veseli.
Gjatë kësaj periudhe MMPH-ja ka marrë tetë vendime për shpronësim të pronave për interes nacional, ku janë kompensuar afërsisht 6.3 milionë euro për 312 pronarë, shkruan Ndërtimi.info..
Në lidhje me shpronësimet, në këtë raport theksohet se tashmë janë zbatuar edhe vendimet e Qeverisë së Kosovës për shpronësim në Shipitullë dhe Hade.
Në kapitullin gjatë pikësh të punës së MMPH-së theksohet edhe nënshkrimi i marrëveshjes së mirëkuptimit me kryetarin e Komunës së Mitrovicës për bashkëfinancimin e projektit “Kopshti Botanik” në Mitrovicë, që kap vlerën 100,000.00 euro.
Gjithashtu, nënvizohet se është nënshkruar projekti i zhvillimit të kapaciteteve për kontrollin e ndotjes së ajrit në Kosovë, e mundësuar nga agjencia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar, në vlerë rreth 4 milionë dollarë.
Ndërsa, në fushën e mjedisit, ujërave dhe natyrës, gjatë kësaj periudhe janë realizuar aktivitete 231 inspektime me procesverbal, 2 vendime për ndalim të aktivitetit, 33 inicime në Gjykatë për kundërvajtje, 4 dënime nga gjykata, 9 pezullime nga gjykata si dhe 8 përgjigje ndaj ankesave të qytetarëve. /Ndërtimi.info/
