Connect with us

Featured

Kalaja e Kaçanikut si një nga reliktet e trashëgimisë shqiptare

Published

on

Kalaja e Kaçanikut njihet si një nga monumentet më të vjetra të trashëgimisë shqiptare. Si e tillë ajo gjendet në qendrën e qytetit të Kaçanikut afër lumit Lepenc. Koha kur  kalaja është ndërtuar i përketë shekullit të XVI-të.

Kalaja e Kaçanikut u ndërtua më 1582, me urdhrin e Sulltan Muratit II dhe ishte përfunduar në vitin 1590. Arsyeja pse ishte ndërtuar Kalaja pikërisht në këtë lokacion ishte çështja e strategjisë të cilën e ofron për mbrojtje dhe sulm ndaj pushtuesve në atë kohë.

Se Gryka e Kaçanikut ishte një vend gjeostrategjik, një vend mbrojtje e mrekullueshme për shqiptarët, që paraqiste në anën tjetër rrezik të përhershëm për ç’do pushtues që kalonte andej pari e dëshmon më së  miri shkrimtari freng Philip De Frense Kanaye me 1573 në veprën e tij “Udhëtime për në lindje” ku e përshkruan kalanë e Kaçanikut si një lokacion jashtëzakonisht të mirë.

Afër kalasë së Kaçanikut gjendeshin edhe shtëpi të cilat shfrytëzoheshin nga ushtarët. Nga 40-50 shtëpitë për ushtarë që kanë ekzistuar dikur në oborrin e kalasë, sot nuk gjendet asnjë. Sa i përketë  ndërtimit muret e kalasë kanë një gjerësi prej 1.60 metrash.

Si material ndërtimi, mjeshtrit e asaj kohe, kanë përdorur gurin, ndërsa për material lidhës kanë përdorë llaçin gëlqeror. Veç tyre, janë përdorë edhe tullat, por kryesisht për dekorim. Dekorimet me tulla i hasim mbi portën e vetme hyrëse në kala. Porta me hark ndahet nga muri me një punim frizi si nga ana e jashtme, si nga ana e brendshme. Në të dy anët, rreshti i parë ka 22 tulla, ndërsa i dyti ka 23 tulla.

Sot, nga Kalaja e Kaçanikut kanë mbetur vetëm dy mure, njëri në perëndim dhe tjetri në veri, së bashku me portën hyrëse dhe kullën cilindrike që ndodhet në anën e djathtë të portës. Muri jugor që përshkonte rrjedhën e lumit Lepenc dhe muri lindor janë rrënuar gjatë kohës.

Gjatë viteve ‘60-‘70 të shek. XX në brendi të kalasë është ndërtuar një objekt hotelerie, që ka ndikuar negativisht në ruajtjen e origjinalitetit të kalasë, pasi që renovimet të cilat kanë ndodhur në këtë hotel kanë ndryshuar pamjen e dikurshme të kalasë./Ndertimi.info/

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Featured

Kompanitë kosovare ftohen të respektojnë Ligjin gjerman të furnizimit

Published

on

Ligji Gjerman i Zinxhirit të Furnizimit (Lieferkettensorgfaltspflichtengesetz – LkSG) ka hyrë në fazën e dytë të zbatimit më 1 janar 2024, duke zgjeruar fushëveprimin e tij për të mbuluar të gjitha kompanitë në Gjermani me mbi 1000 punonjës.

Zgjerimi do të shtojë rreth 2,000 kompani gjermane në kuadrin rregullator. Këto kompani do të aplikojnë kriteret që parashihen me ligj përgjatë gjithë zinxhirit të tyre të furnizimit dhe tek furnitorët jashtë Gjermanisë. Përfshirë këtu kompanitë nga Kosova që janë furnitorë të kompanive gjermane, apo që synojnë të bëhen furnitorë për kompani gjermane.

Ligji për Zinxhirin e Furnizimit u miratua në vitin 2021 dhe zyrtarisht hyri në fuqi më 1 janar 2023, duke iu kërkuar kompanive gjermane të plotësojnë kritere për të siguruar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut dhe çështjet mjedisore në zinxhirët e tyre të furnizimit global.

Ligji implementohet në tri faza: Në fazën e parë, ligji gjerman u aplikua për kompanitë me mbi 3000 punonjës në Gjermani. Përafërsisht 900 kompani të mëdha gjermane u detyruan ta zbatojnë ligjin.

Në vitin e parë të zbatimit, Zyra Federale për Çështjet Ekonomike dhe Kontrollin e Eksportit (BAFA) ishte përgjegjëse për monitorimin dhe zbatimin e ligjit. BAFA kreu 486 inspektime të kompanive të mëdha për të vlerësuar pajtueshmërinë. Vlerësimi i përgjithshëm i BAFA ishte pozitiv, duke gjetur se kompanitë ishin përgjithësisht të suksesshme në krijimin e sistemeve dhe proceseve të nevojshme për të përmbushur kërkesat e Ligjit në fazën e parë.

Megjithatë, zgjerimi i zbatueshmërisë së Ligjit Gjerman të Zinxhirit të Furnizimit në ndërmarrjet e  mesme pritet të paraqesë më shumë sfida.

Kompanitë kosovare që nuk i zbatojnë kushtet e parapara me këtë ligj, nuk do të mund të vazhdojnë apo fillojnë eksportin në Gjermani.

Continue Reading

Aktuale

‘Autostrada Hangar’ do të hapë dyert për publikun më 5 Mars 2022

Published

on

Autostrada Hangar synon të gjenerojë bashkëjetesë mes komuniteteve duke punuar dhe prodhuar së bashku si një ekip dhe do të përdoret veçanërisht për të plotësuar nevojën urgjente të një edukimi joformal dhe programeve të ndërtimit të aftësive në mënyrë që të fuqizojë të rinjtë në Kosovë dhe rajon.

“Edhe pse hapësira jonë u përdor si një nga ambientet kryesore të edicionit të tretë në 2021, ku patëm një vit mjaft të suksesshëm me ekspozitën tonë ndërkombëtare, programin e zhvillimit të aftësive dhe edukimit, më 5 mars ajo do të jetë gati të hapë dyert e saj me një dizajn i ri dhe një program vjetor.

Deri më tani, ne kemi qenë të përkushtuar për të institucionalizuar “Autostrada Hangar” si institucioni i vetëm i artit bashkëkohor në Prizren përmes krijimit të një programi publik vjetor bazuar në nevojat e komuniteteve dhe partnerëve duke ndjekur parimin e gjithëpërfshirjes, duke e bërë programin të hapur për komunitete të ndryshme dhe më shumë. ekologjikisht të qëndrueshme”, shkruan në njoftim./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Asociacioni i Arkitektëve shpallë zgjedhjet për kryetar

Published

on

Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, njofton se duke u bazuar në Ligjin Nr. 06/L-043, për Lirinë e Asocimit ne Organizata Joqeveritare dhe Nenit 27, të Statutit të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, të vitit 2020, shpallë Zgjedhjet e rregullta për Kryetarin e AAK-së

Kuvendi zgjedhor i Asociacioni i Arkitektëve kosovar, do të mbahet të mërkurën, më 30.03.2022 nga ora 17:00, në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës – Prishtinë.

Ftohen, të gjithë anëtarët e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës që të marrin pjesë në kuvendin zgjedhor, dhe në frymën e konkurrencës së lirë dhe kandidimit, të shprehin vullnetin e tyre për tu kandiduar për pozitën e kryetarit të a-a-k, duke u mbështetur në nenin 33, të statutit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending