Arkitekturë
Shtëpia unike, inspiruar nga kabina e trenit [foto]
Arthur, është një shtëpi e vogël, më e reja në koleksionin e shtëpive të vogla të mrekullueshme të vendosura në hotelin Tiny Digs në zemër të Portland, Oregon.
Hoteli ofron mundësi që vizitorët të qëndrojnë në shtëpitë e vogla të të gjitha formave dhe madhësive të ndryshme në mënyrë që të provojnë jetesën në ambientë të ngushtë dhe të marrin ide për shtëpitë e tyre.
Shtëpia “Arthur” ëhstë 5 metërshe me rrota që është projektuar dhe ndërtuar që t’i ngjajë një kabine të vjetër treni. Brendësia e shtëpisë përputhet me pjesën e jashtme të verdhë të ndritshme e cila ndihmon për t’i dhënë gjithë hapësirës një ngrohtësi të veçantë të pamohueshme.
Shtëpi është e pajisur me një aneks kuzhine të vogël dhe një banjo të plotë. Ky dizajn gjithashtu ka disa tavolina të vogla me shkrim që u mundësojnë njerëzve që të punojnë në kompjuterë ose të shpenzojnë kohë me shkrim.
Gjithashtu aty gjendet edhe një kolltuk, i cili mund të zmadhohet, duke siguruar më shumë se hapësirë të mjaftueshme brenda shtëpisë për një familje të vogël.
Banjo është mjaft e madhe për një shtëpi të vogël dhe është e mbushur plot karakter.
Pistat e vjetra hekurudhore janë përdorur për të krijuar mbajtëset e peshqirëve dhe mbajtësit e letrës së higjienës, duke shtuar një grimë të mirë të historisë hekurudhore në dizajn.
Forma e çatisë është e lakuar me stilit të lartë mundëson shumë hapësirë për kokë. Gjithashtu ka hapësirë shtesë për ruajtje në papafingo dhe për bagazhe shtesë.







