Aktuale
Ja pse po deformohet asfalti në rrugët e Kosovës [video]
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2017/12/asphalt-edge-crack-1024x684.jpg)
Problemet me rrugë në pothuajse gjithë vendin janë të vazhdueshme. Kjo pasi edhe pse po vazhdon asfaltimi i tyre, dëmtimet janë shumë të shpeshta.
Mirëpo, në dëmtimin e asfaltit të rrugëve ndikojnë disa faktorë. Shpesh faji kryesor hidhet tek cilësia e asfaltit. Deformimet më të mëdha të asfaltit i hasim në rrugët me ngarkesë më të madhe.
E, pse kjo po ndodh në rrugët e Kosovës, ka treguar profesori i lëndës së “Projektimit të Rrugëve”, Naim Hasani në një intervistë për Ndërtimi.info.
Duke folur për deformimet e rrugëve para semaforëve, ai ka treguar edhe një metodë që mund të aplikohet në këto rrugë.
“Ndikon edhe shpejtësia sepse ndryshe është para një përpjetëse për shembull nuk mund të shkosh me një shpejtësi të madhe dhe tash ajo pesha shkon sikur statike. Kemi rastin te semaforët se si para tyre devijohet, biles në disa vende në Gjermani atje përpara shtrohet beton sepse betoni regon ndryshe nga asfalti, asfalti është më elastik dhe në kohë të temperaturës faktikisht formohen gjurmë”, ka thënë ai.
Përveç shpejtësisë, sipas profesorit Hasani, janë edhe një varg faktorësh që shkaktojnë këto ndryshme në asfalt.
“Ndryshe është në një lagje ku kemi kalim të rrallë të automjeteve të rënda sepse nëse kalon një autobus është sikur të kalojnë 1 mijë automjete të vogla sepse peshën e ka të madhe dhe në këtë formë shkon edhe shfrytëzimi ose shpenzimi i asfaltit. Kjo ndryshon, ndryshojnë kushtet klimatike, ndryshon edhe niveli i ujërave nëntokësore sepse sa më lartë ujërat nëntokësore shtresat shtohen më shumë, faktikisht trashësia. Por, edhe në temperatura ekstreme duhen materiale tjera”, ka theksuar profesori.
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)