Arkitekturë
Këto materiale preferohen të përdoren për të rindërtuar shtëpinë [video]
Të ndërtosh një shtëpi për një kohë të shkurtër apo edhe objekte tjera më të mëdha nuk është fare e lehtë. E kjo veçanërisht kur kemi përzgjedhur materialet e forta për ndërtim siç është betoni, çeliku, hekuri apo tullat .
Kur ju dëshironi të ndërtoni çoftë një shtëpi vikendi, apo edhe ndonjë projekt gjigant materiali më i shpejt për të ndërtuar është druri. Lehtësim të madh për ndërtimin e objekteve të banimit e mundësojnë edhe materialet e fabrikuara.
Por, edhe nëse keni planifikuar të shkatërroni shtëpinë tuaj e ta ribëni përsëri në të njëjtin lokacion një shtëpi tjetër të re edhe kjo lehtësisht është e mundur. E gjitha çfarë duhet bërë është zgjedhja e materialit ndërtimor. Kohët e fundit në të shumtën e rasteve preferohet të përdoren materialet e fabrikuara.
E rëndësishmja e këtyre materialeve të cilat vijnë të fabrikuara e që janë pothuajse krejtësisht të gatshme është se ato të kursejnë në kohë. Kjo nënkupton se në vend që ju ta ndërtoni shtëpinë tuaj për një muaj apo edhe më gjatë ju do të mund ta ndërtoni për pak ditë.
Ndërsa, në rastet kur objektet apo shtëpitë për banim janë familjare, atëherë ju do t’ia dilni që ta ndërtoni edhe për disa orë, pasi që puna më e madhe dhe e mundimshme kryhet para se materiali ndërtimor të arrijë në vendin ku do të ngritet shtëpia.
Për më shumë detaje për ecurinë e punës në këto raste, shikoni videon në vazhdim.
https://www.youtube.com/watch?v=8Ffpcq5C1vM
/Ndertimi.info/
Arkitekturë
Çfarë fshihet nën strukturat komplekse sipas arkitektit japonez Sou Fujimoto
Arkitekturë
Arkitektura përmes syve të francezes Odile Decq
Arkitekturë
Le Corbusier: Forma, funksioni dhe modernizmi në arkitekturë
-
Infrastrukturë7 hours ago
Bëhet hapi i parë për linjën hekurudhore Fushë Kosovë-Klinë-Pejë dhe Klinë-Prizren
-
Infrastrukturë15 hours ago
Hekurudha Vorë-Hani i Hotit? E gjitha elektrike, trenat do mund të lëvizin me shpejtësi deri në 120 KMH
-
Infrastrukturë13 hours ago
Mbi 74 milionë euro do të investohen në Kramovik për Parkun Solar
-
Infrastrukturë14 hours ago
Një rolete e projektuar mirë përmirëson efikasitetin energjetik të një ndërtese
-
Infrastrukturë11 hours ago
Në maj hapet gara për ndërtimin e aeroportit të Gjirokastrës
-
Aktuale9 hours ago
Cyrihu planifikon që popullsia e tij të arrijë shifrën prej 2 milionë
-
Ambienti13 hours ago
Markat e njohura të modës “Zara” dhe “H&M” akuzohen për shpyllëzimin dhe grabitjen e tokava në Brazil
-
Aktuale10 hours ago
Hoteli ‘Four Seasons Istanbul’ votohet si më i miri në botë
You must be logged in to post a comment Login