Arkitekturë
Mbani mend këto 50 gra – pionere të arkitekturës amerikane
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2017/12/bwa.jpg)
Louise Harris Brown besohet të jetë gruaja e dytë afrikano-amerikane në SHBA e licencuar si arkitekte. E lindur në Topeka, Kan., (1918-99) ajo emigroi në Brazil sepse atje kishte mundësi më të mëdha për gratë me ngjyrë. Javën e kaluar ajo u bë një nga 50 gratë e profilizuara në faqen e internetit të Pionierëve të Arkitekturës Amerikane, të krijuar nga fondacioni Beverly Willis Architecture (BWAF) me bazë në New York.
Krijuar pas pesë viteve të hulumtimit me mbështetjen e National Endowment for the Arts, faqja edukuese nxjerr në pah gratë e lindura para vitit 1940, një kohë kur “gratë u përpoqën që të lejoheshin të hynin në profesionin arkitekturor dhe të njiheshin për punën e tyre” shkruajnë bashkë-drejtueset e fondacionit Mary McLeod dhe Victoria Rosner.
Ndërsa disa nga gratë e profilizuara “nuk janë të njohura, madje edhe midis historianëve arkitektonikë” secila ka dhënë kontribut kritik në arkitekturën amerikane dhe në mjedisin e ndërtuar të shekullit të XX-të, kryesisht ndërmjet viteve 1880 dhe 1980. Disa prej pjesëmarrëseve më të njohura përfshijnë projektuesen Ray Eames, fituesen e çmimit Pulitzer kritiken e arkitekturës Ada Louise Huxtable dhe Susan Maxman, presidentja e parë femër e AIA (Instituti Amerikan i Arkitektëve).
“50 gratë e profilizuara këtu janë vetëm një fillim i një përpjekjeve që shpresojmë të vazhdojmë të zgjerohemi përderisa më shumë jetë dhe karriera të grave i shtohen rekordeve historike. Ne shpresojmë që ky projekt të mund të lëvizë arkitekturën e krijuar nga gratë në qendër të historisë arkitekturore dhe të ftojë më shumë gra të reja për të studiuar dhe praktikuar arkitekturën ” shkruajnë BWAF, të cilët planifikojnë të shtojnë më shumë profile në faqen e tyre të internetit vitin e ardhshëm.
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)