Aktuale
Tirana Architecture Week hap afatin për dërgim të punimeve
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2017/12/PUNIM-1.jpg)
Tirana Architecture Week (TAW) hap afatin për dërgim të punimeve, që do të organizohet në shtator të 2018-ës.
Gjatë javëve të kësaj binale, tashmë të konsoliduar do të organizohet edhe “Konferenca e II-të Ndërkombëtare Shkencore, shkruan Ndërtimi.info
Konferenca Ndërkombëtare Shkencore synon të eksplorojë aktivitete hulumtuese bashkëkohore dhe taktika të projektimit që merren me temën e bashkëjetesës nga këndvështrime të ndryshme dhe brenda fushave të ndryshme të interesit, të lidhura direkt ose indirekt me arkitekturën, qytetin , dhe peizazhin. Nëpërmjet vëzhgimit të taktikave të ndryshme të miratuara nga hulumtuesit dhe profesionistët, shpresa është që të identifikohen trajektoret e reja kërkimore dhe të projektimit.
Brenda këtij kuadri më të gjerë janë identifikuar tre kontekste (arkitektura, qyteti dhe peizazhi) dhe tetë tema që lidhen me konceptin e bashkëjetesës (ndryshimet klimatike, ekosistemet, tranzicionet e energjisë, kujtesa, migrimi, mobiliteti, teknologjia, turizmi).
Çdo pjesëmarrës është i lirë të lidhë një nga kontekstet kryesore në një nga tetë temat, duke eksploruar taktikat që adresojnë konceptin e bashkëjetesës.
Kontribute nga fushat e sociologjisë, arkitekturës, urbanizmit, planifikimit, kohës së lirë dhe studimeve kulturore, gjeografisë, antropologjisë janë të mirëseardhura, po aq sa edhe shkencat tjera që nuk janë përmendur më lart.
Vendi i konferencës është Universiteti POLIS, i vendosur në Autostradën Tiranë-Durrës, Km 5, Tiranë, Shqipëri.
Njoftimi i plotë:
INTERNATIONAL CONFERENCE
(Call for Papers)
—
Te nderuar profesioniste dhe akademike, sic e dini ne Shtator 2018 do të organizohet TAë 2018 (Tirana Architecture ëeeks). Gjatë javëve të kesaj Bienale tashme te konsoliduar, do të organizohet edhe “Konferenca e II-te Ndërkombëtare Shkencore” me kete teme:
[CO]HABITATION TACTICS!
Imagining Future Spaces in Architecture, City and Landscape!
Universiteti POLIS, Tirana Albania, 20-23 September 2018!
Ju lutemi shikoni detajet dhe afatet e “Call for Paper”, në lidhjen e mëposhtme: http://tiranaarchitectureweek.com/conference.html
Ju kërkojme miqësisht ta ndani ketë info me rrethin tuaj të kontakteve në mënyrë që ta bëjmë këtë konferencë një histori suksesi dhe nje mundësi të mrekullueshme për shkembimin e ideve, praktikave dhe kërkimeve tona shkencore.
Ju falenderojme paraprakisht për bashkëpunimin tuaj! Ju urojme juve dhe familjeve tuaja gezuar festat e fund-vitit.
Gijthë të mirat
Ekipi i Kuratoreve:
Loris Rossi, Enrico Porfido dhe Laura Pedata
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)