Aktuale
Profesori Hasani tregon se çfarë kualiteti është asfalti në Kosovë
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2017/12/asfalti.jpg)
Kualiteti i asfaltit në Kosovë është duke u përmirësuar, por jo në masën e asaj që paguhet, kështu po thotë profesori i lëndës “Projektimi i Rrugëve”, Naim Hasani.
Hasani në një intervistë për Ndërtimi.info ka thënë se ekziston aftësia për prodhim të mirë të asfaltit, mirëpo procesi i prodhimit të asfaltit duhet të kaloj nëpër disa faza.
“Jam i bindur që asfalti është duke iu përmirësuar kualiteti. Por jo në atë masë sa paguhet. Përshkak se edhe ne nuk po dyshojmë që nuk kemi aftësi me prodhu mirë, por ai procesi i kontrollit duhet të kalojë në disa faza”, thotë Hasani.
Ai ka treguar se cilat janë fazat nëpër të cilat duhet të kaloj prodhimi i asfaltit
“Faza e parë është prej projektantit i cili kur ta mendon se si do të projektohet ajo rrugë, apo mbas duhet të mendoj çfarë lloj asfalti do të fus aty. Duke marrë parasysh, ngarkesa, temperatura dhe ndikimet e tokës. Por pastaj është edhe kontrolli vetanake që e kanë prodhuesit, ata duhet vazhdimisht ta kontrollojnë vetë asfaltin. Dhe kontrolli i tretë është ai i pavarur, i jashtëm, i fshehtë. Që në fakt nuk është i fshehtë por në bashkëpunim me prodhuesin por që ja vërteton dhe e merr përgjegjësinë që është duke prodhuar diçka mirë”, ka treguar profesori Hasani.
Këto sipas tij në Kosovë nuk organizohen si duhet, e që bënë që ne të mos kemi asfalt.
Dhe këto të tria tek ne nuk organizohen si duhet, dhe kjo është që ne nuk mund ta kemi asfaltin”, ka treguar ai.
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)