Connect with us

Trashëgimia

Do të rikonstruktohet kisha 237-vjeçare e Shën Prokopit

Published

on

Kisha e Shën Prokopit në Parkun e Liqenit të Tiranës, e ndërtuar në vitin 1780, do të rikonstruktohet. Kisha dhe mjedisi përreth saj do të restaurohet plotësisht, për ta kthyer në identitet.

“Në këtë prag Krishtlindjesh, kemi një lajm edhe për kishën që ndodhet te Liqeni, e cila u shkatërrua gjatë kohës së komunizmit. Kisha e famshme e Shën Prokopit, e kthyer në një restorant, sot i është kthyer kishës, por vazhdon të duket si bar-bufe sovjetike e viteve ‘70-‘80. Kemi marrë një vendim për ta rikthyer kishën siç ka qenë, për t’u siguruar që jo vetëm komunitetet e besimit, por edhe Liqeni që është ndërtuar rreth kishës së Shën Prokopit, të kthehet në identitet të plotë”, theksoi Veliaj.

Kryebashkiaku deklaroi se restaurimi i këtij objekti kulti dhe rehabilitimi e hapësirës së Parkut të Madh, krijon një xhevahir të vogël në kryeqytet. “Kisha e liqenit nuk do jetë më një vend ku kryhen shërbesat në bar-bufenë e realizmit socialist, por një vend i cili ka gjithë karakteristikat identike të kishës së vjetër që u prish.

Bashkë me kompleksin e Amfiteatrit, rregullimin e Varrezave të Ushtarëve, fushat e reja sportive multifunksionale dhe rrugicat e reja “1000 selvitë”, them që kemi krijuar një xhevahir të vogël në Tiranë”.

Duke u ndalur tek aksioni për mbjelljen e 100 pemëve të reja, kryebashkiaku Veliaj njoftoi plotësimin me pemë të të gjithë rrugës së “1000 Selvive” brenda Parkut të Liqenit Artificial, që fillon nga Kisha Orthodokse dhe përfundon tek Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave.

Trashëgimia

Në Bostan të Novobërdës fillojnë gërmimet arkeologjike

Published

on

Në lokalitetin arkeologjik të fshatit Bostan në Komunën e Novobërdës, kanë nisur hulumtimet dhe gërmimet arkeologjike.

“Përmes zbulimeve arkeologjike formësohet historia e lashtë e vendit tonë.”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

Ky lokalitet  në mesin e banorëve njihet me emrin “Gumnishtë” dhe ndodhet në lartësi mbidetare 957m, ndërsa qëllim i këtij hulumtimi është konfirmimi i një qendre banimi që lidhet me periudhën e Mbretërisë Dardane.

Continue Reading

Trashëgimia

Gjendet një vend me përplot bukuri natyrore në Kalanë e Vuçakut në Drenas

Published

on

Gjendet në një vend me përplot bukuri natyrore dhe potenciali e rëndësia historike që ka e bën tejet të veçantë Kalanë e Vuçakut në Drenas.

Ndërhyrjet në këtë kala kanë nisur dhe në fokus kanë pastrimin, konservimin e strukturave dhe përgatitjet që ky monument të jetë në shërbim të turizmit kulturor.

“Ky do të jetë një vit intensiv me punë në arkeologji”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia

Restaurohet shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova si aset i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore

Published

on

Shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova, me arkitekturë tradicionale të fundit të shekullit VIII-të gjendet në pjesën e vjetër të qytetit dhe ka pamje mbresëlënëse.

Ndodhet mes Muzeut Historik dhe hapësirës ku është i vendosur busti i Sylejman Vokshit.

Gjakova njihet si qytet i kulturës, traditës dhe qytetërimit. Investimet në ruajtjen trashëgimisë kulturore nga MKRS nuk do të ndalen./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending