Aktuale
“Rrëshqitja e murit në Veterrnik nuk është shkak i natyrës, por defekt njerëzor”
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2017/12/muri-ne-veterrnik.jpg)
Mjaftoi vetëm një herë të binte shi që të rrëshqas muri mbrojtës në zgjerimin e rrugës në hyrje të Prishtinës nga Veterniku.
Institucionet kompetente, në këtë rast Ministria e Infrastrukturës e arsyetuan veten, me atë që kjo u shkaktua nga reshjet e shiut e që i përket fuqisë natyrore, shkruan Ndërtimi.info
Por ekspertët e rrugëve nuk po e arsyetojnë njëjtë, pasi që siç thonë ekspertët të cilët projektojnë këtë projekt duhet të marrin parasysh edhe fatkeqësisë natyrore.
“Dështimi është i projektantit, shefit të objektit, mbikqyrësit, inspektorit (apo jetim?). Kjo është pasqyra e ndërtimeve tek ne në Kosovë. Çka do të ndodhë në rast se do të jemi nën ndikimin e tërmetit me intensitet të lartë? Te ne çdo kush projekton, ndërton, mbikqyrë, inspekton. Askush askujt nuk i jep përgjegjësi me arsyetimin se fuqia natyrore e ka bërë të veten, por harrojnë se profesionisti duhet te ketë parasysh gjithnjë veprimet ekstreme në konstruksion qoftë gjatë fazës së ndërtimit apo gjatë fazës së shfrytëzimit”, kishte shkruar profesor Morina.
Njëjtë sikurse profesori i lëndës së “Betonit” në Fakultetit e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Kadri Morina, po mendon edhe profesori i lëndës së “Projektimit të Rrugëve”, Naim Hasani.
Hasani për Ndërtimi.info ka thënë se çështja e murit në Veterrnik nuk është çështje e natyrës por shkak i mos planifikimit në mënyrën e duhur. Tutje ai thotë se rrëshqitja e murit atje është defekt njerëzor.
“Nuk ka problem që nuk zgjidhet problem që nuk zgjidhet me kohë nëse bëhen përgatitjet si duhen. Ajo atje, muri në Veternik nuk është çështje e natyrës, muri atje është në radhë të parë për shak mos planifikimit si duhet. Aty unë mendoj se është një defekt njerëzor”, është shprehur ai
Gjithashtu Hasani ka thënë se mund të ketë edhe gabime tjera, por që duhet një hulumtim i tërësishëm, ku ka theksuar që në asnjë mënyrë faji nuk duhet lënë natyrës.
“Ndoshta ka edhe gabime tjera, por duhet një hulumtim i tërësishëm por kurrsesi ne natyrës nuk do t’ia lëmë problemin. Sepse nuk ka problem të pazgjidhshëm, mund të jetë se kushton më shumë, që duhet pajisje, apo material më shumë ose ndërtim pro nëse puna bëhet serioze ne jemi krah natyrës dhe nuk punojmë kundër natyrës”, përfundoi Hasani.
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)