Aktuale
Në Shipitullë shteti lejohet të regjistrojë pronat, gjeti shtëpi pa banorë e pa leje
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2017/12/25401093_10214552818563067_1431948378_o-1.jpg)
Të hënën që nga mëngjesi, banorët autoktonë të lagjes “Mirena” të Shipitullës ua hapën dyert zyrtarëve të shtetit që të nisin procesin e matjes dhe vlerësimit të pronave, në mënyrë që të ecet tutje me shpronësimin e tyre.
Ky proces nisi pas dy ditë diskutimesh të gjata, derisa këta banorë u pajtuan të pranojnë kushtet e vëna nga shteti, pavarësisht se thonë se Qeveria nuk po i përmbahet marrëveshjes së arritur më herët.
Problemi më i madh i ekipeve të vlerësimit të pronave u doli me objektet e ndërtuara pa leje në këtë lagje. Vendasit i njoftonin me telefon pronarët e këtyre objekteve të ndërtuara pas fillimit të shpronësimit.
I gjithë procesi i matjeve dhe mbledhjes së informacioneve ka zgjatur deri në orën 15:00.
Mirëpo, kjo lëvizje nuk po duket se do t’i ndihmojë Kosovës të shpëtojë nga problemet e furnizimit me energji dhe për pasojë edhe rritjes së çmimit të energjisë.
Drejtuesit e KEK-ut thonë se u duhen rreth 6 muaj për të nxjerrë thëngjillin, pasi të hiqet djerrina.
Ai po shpreson se me problemet e paraqitura në këtë çështje, të gjithë akterët e përfshirë në këtë rast do të mësojnë nga gabimet e bëra, ndërsa ka bërë të ditur se ndërtime pa leje ka edhe në pjesën tjetër mbi 100 hektarësh që është në proces për të nisur shpronësimet, por se janë ndaluar.
Në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor thonë se nuk do të vonohen shumë në përgatitjen e kontratave.
Për shkak të mungesës së thëngjillit, KEK-u është detyruar t’i ndalojë disa gjeneratorë dhe të importojë deri në 200 megavat brenda një dite nga Shqipëria.
Nga ana tjetër, ZRRE-ja ka paralajmëruar rritje të çmimit të energjisë deri në mbi 18%.
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)